TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Başbakan, Arlinda Zekaj davasıyla ilgili raporları kabul etti.

Arlinda Zekaj

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ka pranuar raportet nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme për rastin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra para katër ditësh në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati.

Sipas njoftimit, së bashku me ministrat përkatës, raporti do t’i nënshtrohet shqyrtimin dhe analizimit për secilin lëshim, neglizhencë e përgjegjësi institucionale. 

“Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale”, thuhet në njoftim. 

Për këtë dhe veprimet e mëtejme është paralajmëruar konferencë për shtyp nesër nga ora 09:00 nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla - ministrave ndaj të cilëve po kërkohet dorëheqja nga protestuesit qe dy ditë. 

Kryeministri Albin Kurti u kishte dhënë afat këtyre dy dikastereve deri sot në ora 18:00 për të dorëzuar raportet lidhur me shkeljet që janë bërë në rastin e Arlinda Zekajt.