TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

"Onu öldüreceğim... ordu bile onu benden alamaz," diye tehdit edildi Arlinda Zekaj'a eski kocası.

Procroria

Peje'deki temel kovuşturma

Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj Jeton Sylajt, për veprën penale “Kanosje” ndaj gruas e cila u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.

Jeton Sylaj ishte ish-bashkëshorti i viktimës dhe aktakuza ndaj tij ishte ngritur vetëm dy ditë para se ajo të vritej nga kunati i saj.

Në aktakuzën e siguruar nga “KOHA” thuhet se në dhjetor te 2025-es, i pandehuri pasi i kërkon që të largohet nga shtëpia, e kishte kërcënuar edhe me fjalët “ka me të mbyt, ka me të ngreh zhag, as ushtria s’ka me mujt me të hek nga dora ime” 

Madje, sipas aktakuzës, viktima ishte kërcënuar edhe me privim nga e drejta për ta parë djalin e saj.

“Ski me e pa djalin nëse jam gjallë unë”, citohet t’i ketë thënë viktimës, Jeton Sylaj.

Sipas aktakuzës, viktima dhe i pandehuri ishin kthyer me djalin e tyre nga Amerika ku kishin jetuar për 11 vjet, për të jetuar në Kosovë. Në Kosovë thuhet se kishin ndërtuar edhe një shtëpi. 

Gjatë martesës 13-vjecare, viktima kishte deklaruar se ka pasur dhunë gjithnjë, duke përfshirë edhe kohën sa kanë jetuar edhe në Amerikë, vend ky të cilin po ashtu e kishte raportuar bashkëshortin. 

Pas kohës që janë kthyer në Kosovë, viktima kishte deklaruar se ishte përzënë nga shtëpia nga bashkëshorti i saj. Rrjedhimisht, ajo ka thënë se e ka marrë fëmijën dhe është larguar. Ndërsa, në muajin qershor të këtij viti, fëmija ishte kthyer tek familja e babait dhe që nga ajo ditë nuk ishte parë më me nënën.

Sipas aktakuzës, viktima kishte deklaruar se ndërprerjen e kontaktit, fëmija e kishte bërë nën presionin e babait të tij.

Gjithashtu, viktima kishte deklaruar se kur ishte larguar nga shtëpia, iu ishin djegur edhe rrobat.
Ndërsa në deklaratën e dhënë në Prokurori, Jeton Sylaj, kishte deklaruar se ishte ndarë nga viktima rreth një vit më parë por që divorci ende nuk ishte formalizuar. 

Ai kishte pranuar se i kishte drejtuar fjale kërcënuese viktimës si “kam me të mbyt, kam me të ngreh zhag” por kishte pretenduar se ishin nga shqetësimi për të birin. Ndërsa, kishte mohuar se e kishte detyruar djalin që të mos shkonte tek nëna.