Profesori amerikan Edward Joseph ka thënë se Kosova duhet të përfshihet në projektin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, duke argumentuar se kjo do të ishte më efikase sesa sigurimi i energjisë elektrike përmes gazit të shndërruar në rrymë në Shqipëri.
Halkla ilişkiler sorumlusuyla bir sohbette Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Joseph ka treguar se këtë çështje e ka diskutuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në korrik.
“Duhet ta bëni LNG-në”, ka thënë Joseph, duke iu referuar gazit natyror të lëngshëm.
Ai ka kundërshtuar argumentet se Kosova nuk i ka pikat e nevojshme të shpërndarjes së gazit dhe se mund të furnizohet me energji elektrike nga Shqipëria, e prodhuar nga gazi.
Sipas tij, shndërrimi i gazit në energji elektrike dhe më pas transmetimi i saj në distanca të gjata sjell humbje të efikasitetit dhe rritje të kostove.
“Çdo hap shtesë është çështje e fizikës. Çdo hap shtesë e humb efikasitetin. Pra, nëse merrni gaz dhe pastaj e shndërroni në energji elektrike e më pas e përdorni përmes linjave të transmetimit në distanca të gjata në Kosovë, tashmë keni humbur efikasitet dhe i keni rritur kostot”, ka deklaruar ai.
Ayrıca
Joseph: Sırbistan şımartıldığı sürece bölgede gerçek bir istikrar olmayacak.
Gjatë bisedës, Surroi ka përmendur se personi që po avokonte për projektin e LNG-së sapo kishte dhënë dorëheqje nga posti i ambasadores në Athinë.
Joseph e ka cilësuar këtë zhvillim si të parëndësishëm për vazhdimin e politikës energjetike, duke argumentuar se projekti mbetet i arsyeshëm dhe mund të ketë mbështetje edhe nga demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.