TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Janjic: Kosova ve Sırbistan, normalleşmenin maliyetini hesaplamalı.

Duşan Janjic

Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë një përllogaritje të përbashkët se sa do të kushtojë procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë çështjet e pronave, pensioneve, sigurimeve shëndetësore dhe sociale.

"PIKË" podcast'inde halkla ilişkiler sorumlusuyla yapılan bir sohbette... Veton Surroi, Janjiq ka thënë se një përllogaritje e tillë do të ndihmonte në përcaktimin e përgjegjësive të të dyja palëve, por edhe në përfshirjen e Bashkimit Evropian në zgjidhjen e çështjeve të trashëguara.

Ai sugjeroi që Qeveria e Kosovës të shprehë gatishmërinë për zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella për kompensim, duke theksuar se çështja e pronave dhe e të drejtave sociale mbetet e ndërlikuar. Janjiq u shpreh gjithashtu se do të ishte e rëndësishme që të krijohej legjislacioni për pakicat, si pjesë e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve.

“Pra, mirë do të ishte po qe se do të bëhej një përllogaritje sa do të kushtojë normalizimi, e Beogradi do ta bëjë këtë dhe do t’ia tregojë evropianëve dhe do të bënin shumë, po qe se do ta krijonin atë që nuk e kanë, legjislacionin për pakicat”, ka thënë Janjiq.

Ai përmendi edhe problemin e pronave që, sipas tij, janë bartur nga Bashkimi Evropian tek institucionet e Kosovës, duke theksuar se duhet të gjendet një bazë ligjore për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Janjiq vlerësoi se procesi duhet të përfshijë edhe çështjet e pensioneve, sigurimeve shëndetësore dhe sociale për personat që kanë punuar në ndërmarrjet serbe.

Sipas tij, as Kosova dhe as Serbia nuk mund t'i mbulojnë të vetme të gjitha detyrimet financiare që lidhen me këto çështje, ndërsa Bashkimi Evropian nuk ka aktualisht një fond të posaçëm për normalizimin.

Ayrıca Janjic: Radoicic, Vucic'ten daha güçlüydü, Banjska'nın eylemi dinleme cihazıyla kontrol ediliyordu. Arberi Janjic: Radoicic, Vucic'ten daha güçlüydü, Banjska'nın eylemi dinleme cihazıyla kontrol ediliyordu.

“Ata në BE heshtin çështjen e suksesionit. E di pse e refuzuan nacionalistët në Serbi, Serbia do të humbë shumë, por statusi i pronave që i ka bartë BE-ja te institucionet e Kosovës, është problematik nga aspekti i denacionalizimit të papërfunduar në pronë private; e dyta, bartjen pa bazë ligjore, e di atë spin-offin... ato nuk kthehen, por duhet të gjendet baza... nuk do të mundemi të dyja palët t’i mbulojmë pensionet, sigurimet shëndetësore e sociale të të gjithëve, edhe të atyre që kanë punuar në ndërmarrjet serbe etj., kurse BE-ja nuk ka fond as për normalizimin”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në hapjen e arkivave të luftës, me qëllim zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë dhe identifikimin e varrezave masive.

Diğer güncellemeleri okuyun
Duşan Janjic

Dusan Janjic, POINT programında Veton Surroin