TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Denetleme birimi, çevrimiçi satışlardaki usulsüzlüklere karşı harekete geçti, bir günde 23 denetim gerçekleştirildi.

IQMT

Inspekorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar të hënën aksion të përbashkët me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), me qëllim të mbikëqyrjes së produkteve që tregtohen përmes platformave online.

Aksioni ka qenë i përqendruar në inspektimet e produkteve që ishin në proces të transportimit drejt konsumatorëve përmes shërbimeve postare. 

“...me fokus të veçantë në verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së bizneseve që ushtrojnë shitjen online. Gjatë inspektimeve po verifikohet nëse bizneset janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), nëse për produktet e shitura lëshohet kupon fiskal, si dhe nëse produktet shoqërohen me deklaracionin përkatës të prejardhjes dhe dokumentacionin e kërkuar ligjor. Në kuadër të këtij aksioni, gjatë ditës së sotme janë angazhuar 11 ekipe inspektuese, të cilat kanë vepruar në tetë komunat kryesore të Republikës së Kosovës. Sipas rezultateve preliminare, gjatë ditës së sotme janë realizuar gjithsej 23 inspektime, prej të cilave 6 lëndë janë përfunduar, ndërsa 17 lëndë mbeten në procedurë”, ka njoftuar IQMT. 

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar se në bashkëpunim me institucionet partnere, do të vazhdojë aktivitetet e tilla ditëve në vijim.