TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

İbrahimi, 2027 belediye bütçesi hakkında: Sadece nominal değerler üzerinden kayıt tutun.

sazan ibrahimi

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka vlerësuar se, ndonëse projektbuxheti për komunat për vitin 2027 është rritur në vlerë nominale në 908 milionë euro, pjesëmarrja e tyre në buxhetin e përgjithshëm të Kosovës është zvogëluar, ndërsa inflacioni ia ul edhe fuqinë blerëse këtyre mjeteve.

Ibrahimi ka thënë se këtë vit komunat kanë përfituar 21.7 për qind të buxhetit të Kosovës, ndërsa për vitin e ardhshëm kjo përqindje është planifikuar të jetë 21.3 për qind.

Sipas tij, ky dallim prej 0.4 pikësh përqindjeje përkthehet në miliona euro më pak për komunat. Ai ka kundërshtuar cilësimin e projektbuxhetit si rekord, duke thënë se rritja duhet të vlerësohet edhe në raport me inflacionin dhe fuqinë blerëse.

“Projektbuxheti për komunat për vitin 2027 është 908 milionë euro, por përqindja e ndarë ndaj komunave në raport me këtë vit me vitin e ardhshëm është zvogëluar. Këtë vit, komunat nga buxheti i Kosovës kanë marrë 21.7 për qind, kurse vitin e ardhshëm është paraparë 21.3 për qind. Ne mendojmë se me rritjen e buxhetit të Kosovës, duhet të rriten edhe mjetet financiare për komunat. Ky dallim 0.4 për qind në tërësi është me vlera miliona euro për komunat. Edhe pse dikush po e quan rekord për komuna, me vlerë monetare po, por me përqindje ka rënë”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së. 

Ibrahimi ka theksuar se, bazuar në normat aktuale të inflacionit, vlera reale e 908 milionë eurove për vitin 2027 do të ishte rreth 847 milionë euro, në çmimet e vitit 2026. Kjo, sipas tij, nënkupton rreth 20 milionë euro më pak fuqi blerëse krahasuar me buxhetin prej 867 milionë eurosh që komunat kanë pasur këtë vit.

Ai ka përmendur edhe rritjen e pritshme të koeficientëve të pagave për 10 euro nga korriku i vitit të ardhshëm, si dhe vendimin e nivelit qendror për ngritjen e kufirit të të hyrave vetanake në mbi tetë milionë euro, duke thënë se këta faktorë ndikojnë në rritjen nominale të buxhetit.

Kryetari i Asociacionit ka kërkuar që niveli qendror të jetë më transparent lidhur me këto çështje dhe të mos e paraqesë rritjen e buxhetit vetëm përmes vlerës monetare.

Ibrahimi ka ngritur shqetësimin edhe për barrën financiare që vendimet gjyqësore po ua shkaktojnë komunave. Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti, nëntë komunave u janë marrë rreth 100 milionë euro, kryesisht për shkak të obligimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive.

“Deklarata se ka rekord të buxhetit për komunat duhet të vlerësohet nga përqindja dhe fuqia blerëse e këtyre mjeteve financiare për vitin e ardhshëm”, ka thënë Ibrahimi.