TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Haxhiu: Jakup Krasniqi zor günler geçiriyor, özgürlükten uzak ve zorlu ailevi koşullar altında, ama yalnız değil.

Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në një postim në Facebook ka thënë se me shumë dhembje e bashkëndjenjë po e përcjellë ardhjen e Jakup Krasniqit në Kosovë. 

Haxhiu ka thënë se Jakup Krasniqi po kalon ditë të vështira, larg lirisë dhe në rrethana të rënda familjare, por nuk është i vetëm. 

“Me shumë dhimbje dhe bashkëndjenjë po e përcjellim ardhjen e bacës Jakup Krasniqi në Kosovë. Ai është kthyer për pak ditë, për të qenë pranë bashkëshortes, gjendja shëndetësore e së cilës është rënduar. Zëri i UÇK-së gjatë luftës, Kryetari i Kuvendit që drejtoi seancën historike të shpalljes së Pavarësisë dhe atë të miratimit të Kushtetutës, një nga figurat e rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës. Sot, Jakup Krasniqi po kalon ditë të vështira, larg lirisë dhe në rrethana të rënda familjare, por jo i vetëm”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se do të vazhdohet beteja në Apel në Gjykatën Speciale derisa ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të lirohen. Krasniqi në shtator është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte, nga shpalla e parë e Dhomave të Specializuara në Hagë. Ai të mërkurën erdhi në vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

“Qëndrimi im për procesin dhe aktgjykimin ndaj tij dhe të tjerëve është i njohur. Tani që çështja ndodhet në Apel, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi dhe për lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së. Jam pranë Jakup Krasniqit, bashkëshortes dhe gjithë familjes së tij. Atyre u uroj forcë dhe që këto ditë, sado të vështira, t'i kalojnë bashkë e në qetësi”, ka shkruar Haxhiu. 

Diğer güncellemeleri okuyun
Yakup Krasniqi

Jakup Krasniqi, ziyaretinin ikinci gününde Priştine'deki evine döndü.

Kosova Meclisi'nin eski Başkanı Jakup Krasniqi, hâlâ evinde kalmaya devam ediyor...