TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Mahkeme, Priştine Belediyesi'nin yapım aşamasındaki caminin yakınındaki mülklerin boşaltılması yönündeki kararını bozdu.

Protesta e banorëve në mars të këtij viti

Protesta e banorëve në mars të këtij viti

Gjykata Administrative në shkallën e parë ka rrëzuar vendimin e Komunës së Prishtinës e cila pati urdhëruar nëntë familje në lagjen “Dardania” që të lirojnë pronat në afërsi të xhamisë së re në ndërtim, ka njoftuar avokati Vigan Rogova.

Rogova, që përfaqëson familjet që u prekën nga ky vendim, ka thënë se vendimi përbën një konfirmim të rëndësishëm të mbrojtjes së të drejtave pronësore dhe të parimit të ligjshmërisë në veprimtarinë e autoriteteve publike.

“Avokatura jonë, me sukses mbrojti të drejtat pronësore të banorëve të Lagjes « Shëndeti » në Prishtinë, pranë Gjykatës Administrative. Gjykata e shkallës së parë anuloi vendimet e Komunës së Prishtinës, përmes të cilave synohej largimi i kundërligjshëm i banorëve nga kjo lagje. Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi se organi publik nuk ka pasur kompetencë ligjore të bëj njëanshëm lirimin e pronës, ashtu siç kishte tentuar të vepronte Komuna e Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook.

Në mars të këtij viti, Komuna e Prishtinës kishte urdhëruar lirimin e këtyre pronave që ndodhën në rrugën “Shëndeti” me arsyetimin se pronarët e këtyre shtëpive janë duke shfrytëzuar pronën komunale në kundërshtim me ligjin. Banorët kanë këmbëngulur se pronat i kishin blerë përmes ankandit dhe se ato nuk kanë qenë pronë e Komunës, por pronë e përgjithshme popullore nën administrimin e komunës.

Raportimi i KOHËS në mars kur banorët patën protestuar: