TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Priştine'de bir kuyumcudan gümrük yetkilileri bir kilogram altın ele geçirdi.

Koç

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar rreth një kilogramë ari në vlerë prej rreth 120 mijë eurosh gjatë kontrolleve që ka zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës, parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e tregut. 

“Gjatë kontrolleve të zhvilluara, në njërën prej argjendarive është zbuluar dhe konfiskuar një sasi prej 952,54 gramësh ari të përpunuar, me vlerë të përafërt prej 120,000 eurosh, për të cilin janë ndërmarrë veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Ndërkaq, në një argjendari tjetër, gjatë kontrollit është konstatuar prania e rreth 5 kilogramëve ari të pashenjëzuar ose pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit.

“Lidhur me këtë rast, Dogana e Kosovës ka njoftuar dhe ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Inspektorët përkatës kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar të arit, me qëllim të kryerjes së procedurave të verifikimit dhe shenjëzimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.