TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Charles III: Birleşik Krallık ve Kosova, Avrupa'da güvenlik ve istikrar için birlikte çalışacaklardır.

Kral Charles

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, ka thënë se mbretëria që ai udhëheq dhe shteti i Kosovës do të vazhdojnë të punojnë bashkë për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.

Në një mesazh urimi për presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, sipas Presidencës, Charles III ka kujtuar vizitat e tij në Kosovë dhe miqësinë mes dy shteteve.

Ai ka thënë se shtetet do të vazhdojnë bashkëpunimin në një kohë kur bota po përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike.

“Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III, së bashku me bashkëshorten, i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet e sinqerta, duke theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, të mbështetur në vlera të përbashkëta dhe të forcuar prej vitesh nëpërmjet partneritetit. Mbreti rikujtoi vizitën e tij të parë në Kosovë në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten vizitoi një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të Presidentes Shiroka Pula në Prizren. Në mesazh, ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova do të vazhdojnë të punojnë së bashku në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, në një kohë kur bota përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike”, thuhet në njoftim të Presidencës për urimin e Charles III.