TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Bugaqku: Meclis, cumhurbaşkanının veto kararının görüşülmesini geciktirmemeli, aksi takdirde paradoksal bir durumla karşılaşabiliriz.

Vullnet Bugaqku

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk duhet ta zvarrisë më tej shqyrtimin e vetos së presidentes Justina Shiroka-Pula për Ligjin për Specialen.

Sipas Bugaqkut, Kuvendi duhet të votojë në seancë nëse vetoja e presidentes është e vlefshme apo jo, pasi ekziston rreziku që miratimi i një ligji të ri me përmbajtje pothuajse të njëjtë të krijojë paqartësi procedurale.

“Kuvendi nuk duhet me zvarrit edhe shumë çështjen e vetos së presidentes. Ka ardhur momenti që të votohet në seancë nëse është vetoja e presidentes e vlefshme apo jo”, ka thënë Bugaqku në “60 Minuta” të KTV-së.

Ai ka paralajmëruar se situata mund të bëhet paradoksale nëse ligji i ri për Specialen miratohet dhe hyn në fuqi para se Kuvendi të marrë vendim për veton e presidentes ndaj ligjit paraprak.

“Ka rrezik të kemi situatë paradoksale, absurde, përderisa një ligj pothuajse me përmbajtje të njëjtë është kthyer një herë në shqyrtim nga ana e presidentes dhe pret përgjigjen e Kuvendit mbi atë veto dhe, njëkohësisht, në një proces tjetër të fillohet hartimi i nismës së re ligjore. Kjo mund të shkaktojë një lloj kolizioni. Imagjinoni të vijmë në një situatë ku në një ditë deputetët vendosin të thërrasin seancë të jashtëzakonshme dhe vendosin për veton e presidentes”, ka deklaruar ai.

Sipas Bugaqkut, problemi qëndron edhe në faktin se nuk ekziston një afat i përcaktuar se kur Kuvendi duhet të marrë vendim për shqyrtimin e vetos së presidentes.

Ligji që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale ishte miratuar më 6 tetor, por u kthye sërish në Kuvend me kërkesë të PDK-së, iniciuesit të këtij ligji. Pas disa bisedimeve mes PDK-së e VV-së është rënë dakord që të ketë nismë të re ligjore e që pritet të shqyrtohet në Kuvend javën e ardhshme.