TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

CBK, Kosova'nın SEPA'ya dahil edilmesi için başvuruda bulundu.

CBK

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për përfshirjen e Kosovës në hapësirën gjeografike të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit financiar të vendit me Bashkimin Evropian.

Sipas BQK-së, dorëzimi i aplikimit është rezultat i reformave ligjore, rregullative dhe institucionale të ndërmarra në kuadër të Planit Strategjik 2024–2028, ku përgatitja për anëtarësim në SEPA është përcaktuar si një nga objektivat kryesore të institucionit.

Përfshirja në këtë hapësirë do t’u mundësonte qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës të realizojnë pagesa ndërkufitare në euro në mënyrë më efikase, me kosto më të ulët dhe kushte më të favorshme.

BQK-ja ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi janë avancuar reformat në legjislacionin për shërbimet e pagesave, bankat dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Gjithashtu, janë miratuar aktet rregullative të nevojshme dhe është zhvilluar bashkëpunim me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bankën Botërore dhe Komisionin Evropian.

Megjithatë, dorëzimi i aplikimit nuk nënkupton pranimin automatik të Kosovës në SEPA. Aplikimi tashmë do t’i nënshtrohet shqyrtimit dhe vlerësimit nga organet përkatëse evropiane, për të verifikuar përputhshmërinë e kornizës ligjore dhe rregullative të vendit me kërkesat e kësaj hapësire.

Në rast të një vendimi pozitiv, do të pasojnë procedurat për pjesëmarrjen e institucioneve financiare të Kosovës në skemat përkatëse të pagesave.