TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Alijaj: Kriz ve protestoların sonucu Kurti'nin devam etmesi oldu.

Artan Alijaj

Analisti politik, Artan Alijaj, ka vlerësuar se kriza brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe protestat për votimin e ndryshimit të Ligjit për Specialen në fund, kanë rezultuar me vazhdimin e Albin Kurtit në pushtet, pavarësisht se brenda kësaj partied isa akterë kanë qenë kundër cdo mundësie që Kurtit t’i vazhdohet mandati.

“Ka pasur zëra që ka pasur konflikt brenda Grupit Parlamentar të PDK-së nëse do të duhej të votohej edhe presidenti i ri, pasi që një pjesë e madhe e PDK-së ka qenë kundër çdo mundësie që t’i vazhdohet qeverisja z. Kurti dhe tash rezultati i tërë asaj krize po del në fund që paska qenë vetëm për ta vazhduar Kurtin, asgjë tjetër”, ka thënë Alijaj të enjten në “Konfront” të KTV-së.

Sipas tij, përçarjet e brendshme të PDK-së janë më të thella sesa çështja e dorëheqjes së kryetarit.

Ai ka vlerësuar se Bedri Hamza, që nga fillimi, është parë më shumë si figurë e përkohshme në krye të PDK-së sesa si zgjedhje afatgjatë. 

“Në kushte normale kjo do të kishte qenë një mundësi e mirë për PDK-në, por duke marrë parasysh edhe reagimet e sotme e të mëhershme nga brenda PDK-së, shihet që ndarja është pak më problematike sesa një dorëheqje e kryetarit. Mendoj se qysh në krye të herës z. Hamza ka qenë më shumë një figurë e përkohshme kalimtare sesa një zgjedhje afatgjatë e partisë”, ka deklaruar Alijaj.

Diğer güncellemeleri okuyun
Karşısına çıkmak

CANLI YAYIN: Özel Kanun'dan Liderlik Mücadelesine