КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Остали спортови

Косовски рукометаши у полуфиналу, очекује их тешка утакмица против Русије

Косово - рукометаши

Hendbollistet e Kosovës e kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të “IHF Nations Trophy” pas fitores së thellë ndaj Belgjikës.

Kosova e mposhti Belgjikën me rezultat 32:21 të enjten mbrëma në Kranevo të Bullgarisë. 

Kosova është në Grupin A. Në këtë grup është edhe Rusia, ndërsa organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit. 

Përzgjedhësit i “Dardaneve”, Nenad Shoshtariq, ka përgëzuar lojtaret për angazhimin dhe paraqitjen ndaj belgeve. 

“Jam shumë, shumë i kënaqur me mënyrën se si ato luajtën. Duhet ta kuptoni se ne erdhëm këtu pa dhjetë lojtare të ekipit të parë. Shumica e tyre munguan për shkak të punës, për shkak të shkollimit. Kështu që, u kemi dhënë rastin lojtareve të reja, lojtareve që luajnë në ligën e Kosovës. Secila prej tyre e kreu punën shumë mirë. Tani çështja është, njësoj si në të gjithë turnetë, duhet të jemi të kënaqur për një apo dy orë, dhe më pas duhet të fokusohemi për ndeshjen tjetër”, ka thënë Shoshtariq.

Kosova e nisi furishëm ndeshjen, duke krijuar epërsi të lartë, të cilën e mbajti deri në fund të takimit.
Më efikasja ndaj Belgjikës ishte Vanesa Kastrati me 12 gola. Elvina Qorraj e Orgesa Gola i realizuan nga gjashtë gola. U shqua edhe portieria Aurora Kryeziu, duke e ndihmuar Kosovën me pritje të shumta.

Shoshtariq rastin ua dha të gjitha lojtareve.

“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë. I kemi përmbushur urdhrat e trajnerit si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Secila që është paraqitur në lojë, ka luajtur me zemër dhe ia kemi dalë të fitojmë me epërsi të lart”, ka thënë hendbollistja Mirjeta Bytyqi.

Ajo ka folur edhe për ndeshjen e radhës kundër Rusisë. Përballja kundër ruseve për hendbollistet e Kosovës pritet të jetë shumë sfiduese. Rusia ka lojtare të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

“Nesër na pret ndeshja me Rusinë dhe nuk do të prangosemi për kualitetin e tyre që është pak më i lartë se Belgjika, por të mendojmë për lojën tonë dhe ta japim maksimumin”, është shprehur Bytyqi.
Kosova ka mungesa të rëndësishme për kampionatin e rëndësishëm “IHF Nations Trophy”.

Muajin e kaluar, Kosova e kaloi me sukses raundin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2027. 
Косово је у првој утакмици против Естоније победило убедљиво резултатом 39:22, у првој утакмици првог кола квалификација за Светско првенство 2027. године. Затим су изгубили 27:25, али пораз није био довољно дубок да спречи „Дардане“ да прођу даље.

Ishte edhe debutim për përzgjedhësin kroat, Nenad Shoshtariq, te Kosova. Ai e kishte drejtuar Kosovën edhe në Lojërat Mesdhetare, ku përfaqësuesja u paraqit me lojtare të reja.