КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Додатак за културу

Гјергј Фисхта – личност националног идентитета и поноса

At Gjergj Fishta (23 tetor 1871 – 30 dhjetor 1940)

At Gjergj Fishta (23 tetor 1871 – 30 dhjetor 1940)

Në plejadën e personaliteteve kombëtare shqiptare bën pjesë edhe Gjergj Fishta (1871-1940), personalitet shumëplanësh i dalluar i botës shqiptare. Ai ishte poet, gjuhëtar, shkrimtar, klerik fançeskan, pedagog, politikan e publicist duke qenë bartës i kulturës, historisë dhe identitetit shqiptar, që dëshmohet me angazhimin intelektual e krijues përmes veprave të botuara si rrallëkush në kohën e tij. Shënim me rastin e 155-vjetorit të lindjes

Me vlerësimet që iu bënë veprës së tij nga autorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, ai është vendosur në majën e piramidës së letrave shqipe. Në sajë të krijimtarisë shumëdimensionale, Fishta zë vend nderi ndër shkrimtarët e njohur të traditës. Është mendim i pranuar se tre emrat më të mëdhenj të letërsisë sonë të traditës janë De Rada, Naimi dhe Fishta.

Veprimtaria e botuar e Fishtës është shumëplanëshe që dëshmohet me veprat e botuara, por njëra është e veçantë, sepse i ngriti vetes dhe popullit shqiptar monumentin e letërsisë e kjo është “Lahuta e Malcis”, të cilën studiues eminentë e cilësojnë epopenë kombëtare, ndërsa Fishta u quajt Homeri shqiptar. Në këtë vepër madhore Fishta – pos vlerave të larta letrare-artistike – paraqet tiparet më burimore kombëtare, trimërinë, burrërinë, besën, urtinë e këtij populli me virtyte të larta.

Miti shqiptar

Ndonëse me këtë vepër Fishta kishte krijuar mitin shqiptar, por në kohën e instalimit të pushtetit komunist ideologjik (1945-1991) ai është sulmuar, dënuar e rrëzuar, duke ia ndaluar veprën dhe emrin, duke ia dhunuar varrin dhe tretur eshtrat në lumë (mars 1967) që ishte veprim kriminal i diktaturës në Shqipëri. 

Një veprim i tillë kishte motive politike, sepse për pushtetarët e rinj veprimtaria e Fishtës ishte jashtë kursit të tyre ideologjik, ku veçohej kryevepra epike “Lahuta e Malcis”. Është pikërisht veprimtaria e tij letrare me bazament kombëtar duke u vlerësuar lart në shoqërinë shqiptare të kohës. 

Pikërisht një vlerësim i tillë duke u bërë mit për shqiptarët si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ishte pengesë për pushtetin e ri të diktaturës, sepse ata mendonin se çdo gjë fillon me ta, duke tentuar ta eliminojnë këtë personalitet kombëtar. Por, ishte e kotë, sepse Fishta ishte bërë pjesë e vetëdijes popullore te shqiptarët si asnjë poet tjetër që lexohej e deklamohej në heshtje si askush tjetër në kohën e lirisë së munguar! Andaj, vepra e tij ruhet e pavdekshme në zemrën e kombit.

Tri faza të krijimtarisë së Fishtës

Krijimtaria e Fishtës përjetoi dy faza: të parën për 50 vjet, atë të lavdisë së personalitetit dhe veprimtarisë së tij, dhe të dytën, atë të blasfemisë, anatemimit dhe të ndalimit të veprimtarisë për shkaqe ideologjike e politike. Të njëjtin fat përjetuan edhe shkrimtarët tjerë si: Konica, Arapi, Prendushi, Koliqi, Camaj e të tjerë, të cilët zënë vend nderi në historinë e letërsisë e të kulturës shqiptare.

Ndërsa pas rënies së diktaturës komuniste (1991) në Shqipëri ka filluar faza e tretë e tij, e ky është vlerësimi i personalitetit dhe veprimtarisë së tij. Ai duhet të rilexohet, të studiohet dhe të vlerësohet. Pas shembjes së sistemit monist ai ka filluar të studiohet nga studiues të hapësirës shqiptare, në dimensione të ndryshme, pa paragjykime por me kritere letrare e shkencore. Dhe nga viti 1991 e deri më sot, Fishtës i janë botuar e ribotuar veprat më tepër se asnjë autori shqiptar që dëshmon vlerësimi i lartë nga lexuesit tanë të veprimtarisë së tij.

Mbi krijimtarinë e Fishtës janë bërë studime, janë mbrojtur disertacione, janë mbajtur sesione e takime shkencore, takime përvjetorësh etj.

Држите се интелектуалца

Me këtë rast dua të theksoj se në trajtimin e semantikës së termit intelektual, nga të gjithë autorët të cilët i kam konsultuar për këtë çështje, unë jam për përcaktuar për Fishtën. Ai është me i qartë se askush tjetër për të definuar semantikën e intelektualit, duke e përkufizuar se “ai duhet të jetë prezent në kohën e vet, në kohën e të tjerëve që do të vijnë më pas, e të qenit prezent do të thotë të kesh kurajën të thuash të vërtetën ku dhe kur duhet, haptazi e ballazi, sado e ithët që të jetë, sado tragjike, sado e papëlqyeshme për veshët e të tjerëve”! Nuk ka dilemë se të tillë mund të jenë personat e përgatitur, jooportunistë dhe të guximshëm, për të reaguar në momente të caktuara.

Qëndrimi kombëtar 

Me këtë rast duhet të cekim për opinion e gjerë qëndrimin e tij intelektual e kombëtar në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor 1908, ku Fishta ishte kryetar i Komisionit të Alfabetit, duke theksuar: “Vëllezër, nuk kam ardhur këtu që të mbroj asnjë alfabet, por që të gjithë së bashku, të krijojmë një alfabet të përbashkët. Jemi këtu jo për t´u përçarë, por për t´u bashkuar“ dhe në fund të fjalëve, siç kanë shënuar dëshmitarët okularë, në foltore kishte një përqafim me lot në sy nga kleriku mysliman, Ibrahim efendiu. Ishte ky një shembull tipik i tolerancës e mirëkuptimit kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshëm kombëtarë. Një shembull i tillë duhet të jetë moto për të gjithë ne, kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshëm, duhen lënë anash ato personale, klanore e partiake, sepse nga e kaluara e përbashkët, është koha e fundit që për çështje madhore të jemi të bashkuar. Dhe për diçka të tillë mund të vendosin vetëm individët e pajisur me etikë politike, karakter, tolerancë e vizion intelektual.

Fishta mbetet i madh, sepse prej veprave të tij mund të mësohet edhe sot, sepse në to ka mesazhe që nuk kufizohen për kohën kur jetoi e veproi, por edhe për kohën tonë. Pra, Fishta ishte dhe mbetet krenaria kombëtare, frymëzues për çdo krijues duke zgjeruar kureshtjen e lexuesve të pasionuar, në tërë hapësirën etnogjeografike shqipe.