КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Маклемор започиње турнеју „Слободна Палестина“ након сукоба са Едом Шираном

Macklemore dhe Ed Sheeran

Macklemore dhe Ed Sheeran

Фото: Ассоциатед Пресс

Reperi amerikan Macklemore ka nisur turneun e tij “Free Palestine” në Dublin të Irlandës, pasi u përjashta nga turneu i këngëtarit Ed Sheeran, për shkak të deklaratave të tij në mbështetje të palestinezëve, ka shkruar ББЦ.

Koncerti në sallën 3Arena mblodhi rreth 13 mijë persona, ndërsa në mesin e artistëve që iu bashkuan në skenë ishin këngëtari Hozier, grupi i repit Kneecap dhe grupi folk Beoga.

Macklemore, emri i vërtetë i të cilit është Benjamin Haggerty, pati njoftuar turneun e ri pak ditë pasi u largua nga turneu i Sheeran, në shtator.

Gjatë dy koncerteve, reperi pati brohoritur “Liri për Palestinën” dhe kishte kritikuar veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, të cilat i kishte cilësuar si gjenocid. Izraeli i kundërshton këto akuza.

Pas kritikave nga organizata hebraike, Macklemore u përjashtua nga turneu i Sheeran. Ky i fundit sqaroi se vendimi ishte marrë nga organizatori i koncerteve dhe jo nga ai personalisht.

Macklemore ka bërë të ditur se të ardhurat nga turneu i tij do të shkojnë për organizata që mbështesin palestinezët. Pas Dublinit, ai do të performojë në Paris dhe Londër.

“Njerëzit duan të tregojnë mbështetjen e tyre”

Bilatat për koncertin në Dublin u shitën plotësisht, ndërsa shumë fansa u mblodhën para sallës me flamuj palestinezë dhe irlandezë, si dhe me shalle tradicionale palestineze, të njohura si kefije.

Gillian Duffy, e cila udhëtoi nga Korku me djalin e saj, ka thënë se interesimi për koncertin ishte jashtëzakonisht i madh.

“Ky është koncerti më i kërkuar, sepse njerëzit duan të jenë këtu dhe të tregojnë mbështetjen e tyre”, u shpreh ajo.

Edhe spektatorë të tjerë vlerësuan vendimin e reperit për të përdorur famën e tij për të ngritur zërin për Gazën.

“Më shumë njerëz duhet ta bëjnë këtë. Nëse ke një platformë kaq të madhe, duhet ta përdorësh, sepse jo të gjithë kanë mundësi të dëgjohen nga një audiencë e tillë”, ka thënë Nicola McCollough, e cila kishte udhëtuar nga Belfasti me vajzën e saj.

Si nisi përplasja me Ed Sheeran?

Polemika nisi në fillim të shtatorit, kur Macklemore, si artist hapës në një koncert të Sheeran në New Jersey, deklaroi se një nga arsyet pse kishte pranuar të merrte pjesë në turne ishte mundësia për të shprehur publikisht mbështetjen për palestinezët.

“Një arsye e rëndësishme pse desha të bëhesha pjesë e këtij turneu ishte që të mund të qëndroja në skena të mëdha si kjo dhe të thosha dy fjalë që kanë shumë rëndësi për mua: 'Liri për Palestinën'”, ka deklaruar reperi.

Ai ka interpretuar gjithashtu një këngë që mbështet protestuesit pro-palestinezë në Universitetin Columbia në SHBA.

Më 14 shtator, Macklemore u largua nga turneu. Më pas, ai akuzoi pronarët e stadiumeve se ishin bashkuar për ta larguar, ndërsa manjati Robert Kraft e kritikoi reperin, duke i cilësuar deklaratat e tij si gjuhë urrejtjeje dhe retorikë antisemitike.

Ed Sheeran ka deklaruar se vendimi i takonte organizatorit të koncerteve, Messina Touring Group. Ai pranoi gjithashtu se kishte bërë gabime në mënyrën se si e kishte trajtuar situatën dhe u kërkoi falje fansave.

Duke iu referuar konfliktit, Sheeran e cilësoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 si “të tmerrshëm”, ndërsa situatën në Gaza e përshkroi si “të pajustifikueshme dhe joproporcionale”.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, të drejtuara nga Hamasi, më shumë se 70 mijë palestinezë janë vrarë gjatë ofensivës izraelite. Shifrat konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.