КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Филмски свет оплакује смрт глумца Патрика Стјуарта

Патрицк Стеварт

Патрицк Стеварт

Фото: Ассоциатед Пресс

Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart ka vdekur në moshën 86-vjeçare, në shtëpinë e tij në Los Angeles, pas një beteje me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën.

Lajmi për vdekjen e aktorit, i njohur për rolet e tij në “Star Trek” dhe “X-Men”, ka tronditur botën e filmit. Në kujtim të tij kanë shkruar kolegë, miq dhe institucione të njohura të kinematografisë, duke vlerësuar talentin, përulësinë dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në skenë dhe ekran.

Aktori Hugh Jackman, me të cilin Stewart luajti në serinë e filmave “X-Men”, e kujtoi atë si një mik të çmuar dhe një artist të rrallë.

“Sot humbëm një nga më të mëdhenjtë e skenës dhe ekranit. Për mua, ai ishte edhe një mik i jashtëzakonshëm dhe një njeri i mrekullueshëm. Mësova shumë prej tij. Do të më mungosh, Patrick Stewart, gjatë gjithë jetës sime”, ka shkruar Jackman në rrjete sociale.

Edhe William Shatner, i njohur për rolin e kapitenit James T. Kirk në “Star Trek”, shprehu admirimin për kolegun e tij.

“Patrick Stewart ishte mik, koleg dhe një aktor i mrekullueshëm. Ai solli inteligjencë, elegancë dhe humanizëm në çdo rol. Kapiteni Picard përfaqësonte më të mirën tonë, ashtu si edhe njeriu që e interpretoi”, ka shkruar Shatner, ka raportuar ФемалеФирст.

Ndërkohë, aktori Ian McKellen, miku i tij prej më shumë se pesë dekadash, kujtoi me emocion lidhjen e tyre të gjatë dhe krenarinë që Stewart ndiente për vendlindjen e tij, Yorkshire, në Britani.

“Ai ishte një njeri tek i cili mund të mbështeteshe, një njeri që mund ta admiroje dhe, në rastin tim, ta doje”, u shpreh McKellen, ka shkruar ФемалеФирст.

Stewart u kujtuar edhe nga Seth MacFarlane, krijuesi i serialeve “Family Guy” dhe “American Dad!”, me të cilin Stewart bashkëpunoi për vite me radhë.

Ai e përshkroi aktorin si një figurë që do të mbetet e paharruar dhe që kishte aftësinë ta bënte çdo tekst më të veçantë përmes interpretimit të tij.

“Ai ishte një nga ata njerëz të jashtëzakonshëm që, në njëfarë mënyre, mendonim se do të ishin gjithmonë mes nesh. Kemi humbur një aktor legjendar dhe, për shumë prej nesh, një mik të mirë. Do t’i mungojë gjithë botës”, ka shkruar MacFarlane.

Edhe “Marvel Studios” e ka vlerësuar kontributin e Stewart, i cili interpretoi profesorin Charles Xavier në filmat “X-Men”.

“Patrick Stewart i dha jetë personazhit me një elegancë, inteligjencë dhe humanizëm të jashtëzakonshëm. Ai ishte një talent i rrallë, një bashkëpunëtor bujar dhe një zotëri i vërtetë”, thuhet në deklaratën e studios.

Përveç suksesit në televizion dhe kinema, Stewart pati një karrierë të gjatë në teatër, sidomos me veprat e William Shakespeare. Ai ishte gjithashtu një admirues i përjetshëm i ekipit të futbollit Huddersfield Town, i cili e kujtoi si një tifoz besnik dhe krenar për rrënjët e tij.

Në intervistën e tij të fundit, aktori pati treguar se nuk dëshironte të tërhiqej nga profesioni, pavarësisht moshës.

“Nuk mund ta imagjinoj që një ditë të shpall zyrtarisht pensionimin. Do të jem gjithmonë aktor”, pati deklaruar ai.