КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
војнички

Звезда UFC-а превезена у болницу без свести

МцМиллен

Ylli i pamposhtur i UFC-së, Tommy McMillen, është dërguar me urgjencë në spital pasi është raportuar se është gjetur pa ndjenja në një klub nate në Arizona. 

Sipas TMZ-së, 28-vjeçari që ka 12 fitore e asnjë disfatë në Artet Marciale të Përziera, është gjetur brenda një tualeti nga Policia. 

Në raportin e Policisë thuhet se afër tij është gjetur “substancë e bardhë në formë pluhuri”. 

Atij iu dha ndihma menjëherë në spital dhe gjendja e tij tani është stabile.  Sipas raportimeve, ai e shmangu ndonjë komplikim që do t’ia rrezikonte jetën.