КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ

ВВ подноси кривичну пријаву због уговора од 10 милиона, Рама то назива „представом“

Gezim Svecla e Iliri Kerceli

Фото: Дритон Пацхарада

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një denoncim lidhur me kontratën për ndriçimin publik “Smart”, për të cilën pretendon se ka pasur keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës. E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, këtë e ka quajtur “show politik”

Dy kontrata për ndriçimin publik në kryeqytet, të nënshkruara me vetëm nëntë muaj diferencë, kanë ngritur dyshime për keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit komunal, pretendon Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka vendosur që rastin ta dërgojë në organet e drejtësisë.

Qendra e kësaj partie në Prishtinë i është drejtuar Prokurorisë Speciale, ku ka dorëzuar kallëzim penal lidhur me kontratën për ndriçimin publik “Smart”.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla dhe deputeti Ilir Kërçeli kanë shpjeguar arsyet që i kanë shtyrë ta paraqesin rastin në Prokurori.

Sipas tyre, dyshimet kryesore lidhen me dallimet e konsiderueshme në çmime për pozicione dhe punë të njëjta, të parapara në dy kontratat.

“Siç e dini, për ndriçimin publik janë dy kontrata të cilat janë nënshkruar në një periudhë të ngushtë kohore. Kontrata e parë është e korrikut të vitit 2024, ndërsa kontrata tjetër e prillit të vitit 2025, mirëpo ndryshimi për pozicionet e njëjta, për punën e njëjtë, është aq i madh saqë na ka bërë që këtë kontratë ta hetojmë më në thellësi”, ka thënë Sveçla.

E Kërçeli ka thënë se bëhet fjala për miliona euro, që mund të jenë shpërdoruar.

“Ne kemi dyshime se kompania e parë ka përfunduar punimet në kryeqytet, mirëpo është faturuar kompania e cila ka fituar 10 milionë euro kontratën e ndriçimit ‘Smart’. Në të gjitha shtyllat në kryeqytet, ju mund të shihni se aty janë stikersat e kompanisë e cila ka fituar në tenderin e parë, mirëpo është përlyer një kontratë tjetër me 10 milionë euro”, ka thënë ai.

KOHA i ka dërguar pyetje kompanisë që ka fituar kontratën e vitit 2025, për të marrë qëndrimin e saj lidhur me këto pretendime, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkaq, për këtë situatë ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke e cilësuar këtë kallëzim penal si një shfaqje politike para Prokurorisë.

“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru ndonjëherë në Asamblenë e Kryeqytetit ndonjë propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi në asamble me e luajt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, naj sen”, ka thënë Rama. 

Sipas dy kontratave të siguruara nga KOHA, rezulton se brenda periudhës prej nëntë muajsh, për pozicione me sasi të njëjtë, çmimi i paraparë ka pësuar rritje të konsiderueshme. 

Në kontratën e korrikut të vitit 2024, një pozicion figuron me çmim prej 90 eurosh, ndërsa në kontratën e prillit të vitit 2025, i njëjti figuron me çmim prej 285 eurosh.

Pra 195 euro më shumë për njësi.

Kontrata për ndriçimin publik ‘Smart’, në vlerë prej rreth 10 milionë eurosh, parasheh realizimin e punimeve për modernizimin e ndriçimit në kryeqytet, përmes vendosjes së pajisjeve dhe sistemeve të reja të ndriçimit.

Ky nuk është kallëzimi i vetëm penal që përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë dorëzuar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Gjatë katër muajve të fundit, përfaqësuesit e kësaj partie kanë ndërmarrë edhe dy kallëzime të tjera ndaj tij.