КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Заплењено 37 килограма хероина вредног пола милиона евра, ухапшено пет осумњичених

Хероин

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar i trafikut të narkotikëve. 

Sipas njoftimit të mërkurën, janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë në vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro dhe janë arrestuar pesë të dyshuar, pas një pune të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës.

“Në këtë operacion të suksesshëm janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro. Po ashtu, janë arrestuar pesë të dyshuar për veprat penale të pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar dhe të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve”, ka shkruar Sveçla.