КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Седам случајева породичног насиља пријављено у једном дану

хапшење - лисице

Фотографија: Илустрација

Фото: Дритон Пацхарада

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa komuna të Kosovës më 7 nëntor, ku në disa prej tyre gratë kanë qenë viktima të sulmeve fizike dhe psikike nga bashkëshortët apo familjarët e tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Podujevë, një burrë dhe një grua janë shoqëruar në stacionin policor pas një përleshjeje mes tyre, e cila kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje. Të dy kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar në Pejë, ku pas një mosmarrëveshjeje mes bashkëshortëve, të dy janë shoqëruar në stacionin policor. Me vendim të prokurorit, burri është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.

Në Klinë, dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një grua, e cila ishte bashkëshortja e njërit dhe njerka e tjetrit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjakovë janë raportuar dy raste të ndara. Në rastin e parë, është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se kishte shqetësuar bashkëshorten e tij, me të cilën nuk jetonte prej një kohe. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në rastin e dytë, dy familjarë janë arrestuar nën dyshimin se kishin ushtruar dhunë psikike dhe kishin fyer njëri-tjetrin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Edhe në Leposaviq është raportuar një rast i dhunës në familje. Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa vendimet për të dyshuarit janë marrë në koordinim me prokurorinë.