КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Тужилаштво са детаљима о операцији у којој је заплењено 15 кг наркотика и ухапшене 4 особе

Полициа

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për aksionin në të cilin u konfiskuan rreth 15 kilogramë substanca narkotike dhe u arrestuan katër persona. 

Në këtë rast sipas Prokurorisë janë kontrolluar lokacione të ndryshme. 

“Me rastin e realizimit kontrolleve në lokacionet e ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar, substancë e dyshuar narkotike dhe atë 15.443 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 1.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, katër (4) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash (çokollatë), dy (2) vetura, dy (2) armë zjarri, gjashtëdhjetë e dy (62) fishek të kalibrave të ndryshëm, katër (4) telefona, si dhe të holla në shumën e përgjithshme prej mbi nëntë (9) Mijë Euro.”, thuhet në njoftim

Sipas njoftimit janë ndaluar katër persona. 

“S.M, F.B, N.I. për shkak të veprës penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, S.B dhe N.I për shkak të veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 i KPRK-së, si dhe Gj.S. për shkak të veprës penale Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokurori i shtetit thuhet se i ka parashtruar gjykatës kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, me qëllim të sigurimit të pranisë të njëjtëve në procedurë penale, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.