КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Тужилаштво тражи притвор бившег мужа Арлинде Зекај

У овој улици у селу Витомирица налази се кућа у којој је Арлинда Зекај пронађена без знакова живота.

У овој улици у селу Витомирица налази се кућа у којој је Арлинда Зекај пронађена без знакова живота.

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt., bashkëshorti i Arlinda Zekajt, që u vra të dielën. Për vrasjen është i dyshuar kunati i Zekajt, ndërsa bashkëshorti i saj është ndaluar për veprën penale të “mospërfilljes së gjykatës”.

I pandehuri u ndalua pak orë para vrasjes së Zekajt.

Në njoftim të Prokurorisë thuhet se ai nuk i është bindur aktvendimit të Gjykatës së Pejës për qëndrim në distancë. Në kërkesë, Prokuroria ka bërë të ditur se Sylaj e ka kërcënuar viktimën e se ia ka hedhur rrobat nga rrobalarësja në oborr të shtëpisë.

“Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026. Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Seanca do të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Pejë.

Rasti i kërcënimit ka ndodhur pak orë para se Zekaj të vritet me sëpatë në shtëpinë e saj. I dyshuar është kunati i saj, që është në arrati.

Prokuroria Themelore në Pejë ndaj Jeton Sylajt pati ngritur aktakuzë dy ditë para vrasjes së Zekajt. Aty akuzohet për veprën penale të kanosjes.