КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Тужилаштво тражи притвор за мушкарца екстрадираног из Француске, осумњиченог за силовање бивше супруге

ПРИТВОР

Фотографија: Илустрација

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.S., i cili është ekstraduar nga Franca të martën. 

A.S. dyshohet se më 19 korrik të vitit 2024 në shtëpinë e tij kishte dhunuar ish-bashkëshorten që kishte ardur së bashku me djalin e axhës për t’i marrë fëmijët të cilit kishin qenë në vizitë. 

A.S. raportohet se nën kërcënimin e armës kishte dhunuar viktimën e më pas kishte kanosur atë dhe djalin e axhës së saj se do t’i vriste. 

Ai dyshohet për katër vepra penale, “Dhunim”, Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”  dhe “Kanosja”

“Pas kryerjes së veprave penale për të cilat dyshohet, i pandehuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe kishte vazhduar të qëndronte jashtë territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa, pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar nga organet kompetente, A.S., është arrestuar në Francë dhe është ekstraduar në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria.