Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., për shkak të veprave penale “Fajdeja“ dhe “Detyrimi“. Po ashtu në njoftim thuhet se E.K. së bashku me të pandehurin A.K., akuzohet për veprën penale “Fajdeja“, të kryer në bashkëkryerje.
Sipas aktakuzës, nga viti 2021 dhe në vazhdimësi, i pandehuri E.K., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash, duke kontraktuar përfitime dukshëm jo proporcionale. Si rezultat i kësaj skeme fajdeje, vetëm në emër të kamatave nga viktima B.Ç., i njëjti merr mbi 400 mijë euro.
“Po ashtu, i pandehuri E.K., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përmes kanosjeve serioze dhe presionit, e ka detyruar viktimën B.Ç., që të paguajë kamatat dhe të mos e denoncojë rastin në polici, duke e kanosur me vrasjen e tij dhe të anëtarëve të familjes. Me këto veprime, viktimës i ka shkaktuar dëm pasuror, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve”, thuhet në njoftim.
Në pamundësi për të përballuar dhe shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie hyn edhe viktima e dytë B.B., i cili merr para nga të pandehurit për ta ndihmuar viktimën e parë në shlyerjen e borxhit.
“Të pandehurit E.K., dhe A.K., për shkak të grumbullimit të kamatave, nga viktima kërkojnë shumën prej 550,000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro. Në vijim të këtyre veprimeve, gjatë bisedës me viktimën, i pandehuri i kërkon këtij të fundit shumën prej 450,000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) euro, duke i kërkuar që, në emër të kamatave, t’ia kalojë në pronësi lokalet afariste dhe shtëpinë, me vlerë rreth 1 (një) milion euro. Ashtu që, më datë 11.03.2026, së bashku me viktimën dhe nënën e tij, të shkojnë fillimisht në zyrën e përmbaruesit privat, për të vazhduar më pas me procedurat noteriale për kalimin e pronës, mirëpo, si rezultat i zbatimit të masave të veçanta hetimore, ndërhyn policia dhe i arreston të pandehurit”, thuhet në njoftim.
Lidhur me të njëjtin rast, Prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe në drejtim të veprës penale “Pastrimi i parave”, ka ngrirë disa patundshmëri, si dhe ka propozuar konfiskimin e parave të gatshme, dy automjeteve, akteve të ndryshme noteriale dhe provave të tjera materiale, të cilat ndërlidhen me veprat penale të lartcekura.
Прокурори и цесхтјес, ме растин е нгритјес се актакузес, и ка пропозуар гјикатес ке, пас мбајтјес се схкиртимит гјикесор дхе администримит е влересимит те проваве, те пандехурит палторе е денохен сипас лигјит.