КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Жегрова поново утиче на промене у Јувентусу, од њега се тражи континуитет

Едон Зхегрова

Edon Zhegrova e fitoi rastin prej minutës së 59-të te Juventusi në derbin e së dielës mbrëma ndaj Napolit. Rezultati në atë moment ishte 0:0.

Në minutën e 70-të, Karim Alajbegoviq shënoi gol të bukur, pas asistimit të Zhegrovës. Jeremie Boga shënoi tjetër supergol në minutën e 87-të, ndërsa Juve e fitoi 2:0 ndeshjen e xhiros së dhjetë të Serie A.

Zhegrova tani i ka dy gola e dy asistime. Derisa komentet e tifozëve janë shumica pro-Zhegrovës, ai sërish ndikoi që të bëhet ndryshimi në lojën e Juventusit. Këtë herë me zëvendësuesit e tjerë, duke përfshirë Bogan.

Zhegrova e zëvendësoi Randal Kolo Muanin. Dhe trajneri Luciano Spalletti ka përmendur Zhegrovën derisa ka folur për Kolo Muanin.

“Ai ka luajtur mirë dhe e kam larguar nga fusha për të aktivizuar dikë më të freskët. Në atë moment, Zhegrova ka mundur të luajë lojën e tij pasi ne u përmirësuam”, ka thënë trajneri Spalletti.

Në një prononcim tjetër, Spalletti ka thënë se Boga, Zhegrova dhe Gati kanë bërë dallimin. Tekniku italian ka arsyetuar kohën kur e aktivizoi Zhegrovën, duke theksuar se Juventusi filloi të ndërtojë më shumë dhe kështu ishte e mundur të shfaqen cilësitë e kosovarit.

Boga ka theksuar se me Zhegrovën kanë diskutuar që të kenë më shumë goditje në drejtim të portës. Ai ka lavdëruar edhe golin e Alajbegoviqit.

Mediumet e afërta me Juventusin kanë vazhduar me shkrime dhe komente për Zhegrovën.

“Talenti i Zhegrovës duhet të bëhet vendimtar – kërkohet vazhdimësia”, është titulli i nëj shkrimi të publikuar të hënën nga “Tuttojuve.com”.

Ky medium ka shkruar se Zhegrova mbetet aset i vlefshëm i skuadrës në sulm. Po ashtu që Spalleti duhet të gjejë zgjedhjet më të mira për të.

“Zhegrova ka kualitete që pak lojtarë të tjerë të Juves i kanë. Është i aftë të kalojë kundërshtarët në situatat një kundër një, të ndryshojë shpejt drejtimin dhe të krijoi superioritet numerik. Ekipit shpesh i duhen këto kualitete. Për Zhegrovën është shumë e rëndësishme që në vazhdimësi të ketë ndikim. Aftësitë individuale nuk diskutohen, por Juventusit i duhet kontribut i plotë”, ka shkruar, ndër të tjera, mediumi i afërt me Juventusin.

Sipas “Tuttojuve.com”, paraqitjet e Zhegrovës do të përcaktojnë se sa hapësirë do të ketë ai në vazhdim.