КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Откривена промена уговора Гранита Џаке са Сандерлендом

Гранит Џака

Sunderlandi aktivizoi një opsion të pazbuluar më parë në kontrtën e Granit Xhakës në fund të sezonit të kaluar, duke e zgjatur atë deri në verën e vitit 2029, ka zbuluar mediumi i afërt me Sunderlandin “The Echo”.

“Opsioni i një viti shtesë nuk u detajua kur Sunderland njoftoi mbërritjen e mesfushorit nga Bayer Leverkusen në korrik 2025 me një kontratë trevjeçare. Klubi nuk njoftoi publikisht se opsioni ishte ushtruar më pas. Zgjatja e kontratës do të thotë që Xhaka ishte nën kontratë për tre vjet të tjera kur Chelsea e kërkoi atë verën e kaluar. ‘Echo’ mëson se Sunderland hodhi poshtë disa oferta prej rreth 8 milionë funtesh për kapitenin e tyre, i cili fillimisht ishte i etur për një rikthim në Londër dhe kishte rënë dakord në parim me Chelsean për kushtet personale”, shkruan mediumi i afërt me Sunderlandin.

Xhaka ende nuk është kthyer nga lëndimi i pësuar kundër Chelseat në fillim të këtij muaji.

Paraqitja e 50-të e Xhakës me fanellën e Sunderlandit zgjati vetëm katër minuta.