КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Скај Спорт: Пад форме Џердана Шаћирија

Ксхердан Схакири

Mediumi “Sky Sport” ka analizuar periudhën e vështirë që po kalon Xherdan Shaqiri te Baseli, duke vënë në pikëpyetje formën dhe ndikimin e ish-futbollistit të Përfaqësueses së Zvicrës këtë edicion. 

Shaqiri, i cili sezonin 2024/25 ishte figura kryesore e Baselit, duke regjistruar plot 21 gola dhe 22 asistime dhe duke e udhëhequr skuadrën drejt fitimit të dy trofeve, tashmë është larg nivelit që kishte treguar dy sezone më parë.

Sipas “Sky Sport”, rënia e formës së Shaqirit u bë veçanërisht e dukshme pas largimit të Ludovic Magninit dhe emërimit të Stephan Lichtsteinerit si trajner i Baselit. 

Nën drejtimin e Lichtsteinerit, Shaqiri regjistroi vetëm dy gola dhe një asistim në 21 ndeshje.

Edhe me trajnerin e ri Slavisha Jokanoviq, Shaqiri nuk ka arritur të kthehet në formën e tij më të mirë. 

“Sky Sport” thekson se paqëndrueshmëria në skuadër, ndryshimet e shpeshta të trajnerëve mund të kenë ndikuar në paraqitjet e Shaqirit.