КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Након пораза од Реала, Барса „експлодира“ против Алавеса

Након пораза од Реала, Барса „експлодира“ против Алавеса

Pas dy disfatave radhazi, Barcelona është kthyer te fitorja duke e mposhtur shumë thellë Deportivo Alavesin me rezultatin 6:1. 

Barça javën e kaluar u mposht nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve dhe nga Real Madridi në “El Clasico”. 

Raphinha e hapi serinë e golave në minutën e tetë. Për 2:0 realizoi Fermin Lopez në minutën e 23-të. 

Raphinha e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 41-të. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Lamine Yamal, shënoi për 4:0. 

Yamal shënoi edhe për 5:0 në minutën e 64-t. E realizatori i golit të gjashtë ishte Anthony Gordon në minutën e 81-të. 

Ndërsa golin e vetëm për Alavesin e realizoi Mariano Diaz. 

Barça vazhdon të jetë lidere me 30 pikë. Alavesi ka 12 pikë në mesin e tabelës.