КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Паредес се срушио током интервјуа

колапс

Mesfushori argjentinas, Leandro Paredes, ka kolapsur derisa po jepte intervistë pas ndeshjes me Boca Juniors.

Ish-futbollisti i PSG-së, 32-vjeçari Paredes, ka vuajtur nga vapa dhe lagështia në Barranquilla të Kolumbisë, ku Boca fitoi “Copa Sudamericana” duke mposhtur ekipin brazilian Atletico Mineiro me rezultatin 2:0.

Ai u zëvendësua gjatë pjesës së dytë dhe më pas u rrëzua ndërsa po intervistohej nga gazetari i një televizioni. Pamet tregojnë gazetarin që përpiqet të zbusë rënien e tij.

Pasi mori ndihmë mjekësore, ish-fituesi i Kupës së Botës ishte në gjendje të ecte deri në zhveshtore dhe iu bashkua festës së skuadrës argjentinase.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Ishte thjesht një marrje mendsh”, shkroi Paredes në rrjetet sociale.

Çështja e vapës është diskutuar edhe para ndeshjes, pasi parashikimet tregonin se temperaturat mund të arrin 32 gradë Celsius, me një lagështi prej 80 për qind.

Trajneri i Boca Juniors, Rodolfo Arruabarrena, tha se i kishte vënë re vështirësitë e mesfushorit gjatë pjesës së dytë.

“Ai kishte marramendje në fund të pjesës së parë. Gjendja e tij u përmirësua gjatë pushimit, por pas 10 minutash në pjesën e dytë, dukej qartë se po haste në vështirësi”, tha Arruabarrena.

Paredes e nisi karrierën në Boca, para se të transferohej në Evropë në vitin 2015.

Fitorja e së shtunës mbrëma i dha fund periudhës 18-vjeçare të skuadrës argjentinase pa trofe ndërkombëtar.

Boca Juniors u bë klubi më i suksesshëm në Amerikën e Jugut, që nga viti 1960. Me 19 trofe ndërkombëtar, ka një më shumë se Independiente, klubi tjetër argjentinas.