КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Меси елиминисан у плеј-офу за шампионску титулу

Lionel Mesi

Skuadra Columbus Crew e ka eliminuar në plejof kampionin në fuqi të ligës MLS, Inter Miamin e Lionel Messit. 

Pas disfatës në shtëpi 3:0 në ndeshjen e parë, Inter Miami u mposht 1:0 edhe në udhëtim, në ndeshjen që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës me kohën në Kosovë. 

Vendësit golin e fitores dramatike në ndeshjen kthyese e shënuan në minutën e 92-të, kur skuadrat bëheshin gati për t’i ekzekutuar penalltitë.

Në MLS, skuadra që i shënon dy fitore avancon tutje. Dhe këtë e arriti Columbus Crew, që nuk e la Inter Miamin ta mbrojë titullin. 

Messi 39-vjeçar do të mbetet tek Inter Miami pasi ka kontratë deri nw vitin 2028.