КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Краснићија и Далипија прати Албанија

Самуел Краснићи

Zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë qenë të pranishëm në ndeshjen ndërmjet Grasshopperit dhe Vaduzit, të shtunën mbrëma në Cyrih. 

Kështu ka shkruar mediumi zviceran “Blick” të dielën, një ditë pasi skuadrat e Superligës helvetike barazuan 2:2. 

Për Vaduzin golshënoi mbrojtësi Liridon Berisha. 

Zyrtarët e FSHF-së ishin të interesuar për Samuel Krasniqin e Grasshopperit dhe Lutfi Dalipin, yllin në ngritje të Vaduzit, që vlerësohet shumë në Zvicër. 

Trajneri i Vaduzit, Marc Schneider, i cili mësoi se zyrtarët e FSHF-së ishin të pranishëm në stadium, tha se për Dalipin nuk kanë ditur asgjë deri në verë. Dhe jo vetëm zyrtarët e FSHF-së por të gjithë të interesuarit. 

“Problemi i madh është se askush nuk dinte asgjë për Lutfiun deri në verë dhe tani ka bërë bujë. Kjo nuk është e lehtë për djaloshin, mund ta shihni këtë. Ne duhet ta mbrojmë atë”, ka deklaruar Schneider. 

Ai shtoi se duhet të ketë bisedime dhe të qartësohet se çfarë pritet nga futbollisti dhe çka jo. 

“Ne e vlerësojmë atë jashtëzakonisht shumë. Ai ka liri të plotë. Bashkëlojtarët punojnë për të edhe nëse ai i humb disa topa, siç ndodhi sot”. 

Dalipi është i huazuar nga Young Boysi dhe po kalon formë të shkëlqyer. Ka kontribuuar në 14 gola në 12 ndeshje. Ka shënuar pesë herë dhe ka asistuar nëntë herë. Është prej lojtarëve më në formë në Superligën helvetike. 

Për lojtarët ka folur edhe trajneri i Grasshopperit, Olaf Janssen. 

“Çdo lojtar ëndërron të luajë për përfaqësuese që nga mosha e hershme. Tani duhet të shohim se si reagojnë lojtarët”, ka thënë Janssen, i cili nuk shqetësohet për mentalitetin e Krasniqit. Por ai thotë se Krasniqi duhet të rritet si futbollist. 

“Samueli po provon të bëj çdo gjë. Për këtë ndonjëherë i del diçka rrugës. Ai ka nevojë për qartësi në aksionet që bën”. 

Krasniqi është i rëndësishëm te Grasshopperi. Aktualisht i ka dy gola të shënuar e po aq asistime në 12 paraqitje.

Për Krasniqin e Dalipin ka shkruar edhe mediumi “Kicker”. 

“Si Krasniqi, ashtu edhe Dalipi, nuk kanë marrë vendim përfundimtar se për cilën përfaqësuese do të luajnë në nivelin e të rriturve. Megjithatë, interesimi nga Tirana është vënë në pah edhe nga Federata e Futbollit e Zvicrës. Interesimi për dy lojtarët e U21 të Zvicrës ka nisur zyrtarisht në këtë vikend”, ka shkruar “Kicker”. 

Krasniqi ka dy paraqitje me Zvicrën U21, aq sa edhe Dalipi.