КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Јувентус са два Албанца против Ђенове

Едон Зхегрова

Juventusi do t’i ketë dy shqiptarë për ndeshjen ndaj Genoas që luhet sonte nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së nëntë të Serie A të Italisë. 

Përveç Edon Zhegrovës, trajneri Luciano Spalletti e ka ftuar për herë të parë për ndeshje zyrtare, edhe sulmuesin e të rinjve, Arman Durmishi. 

Te Genoa luan Mario Mitaj. 

Durmishi është 18-vjeçar dhe ka paraqitje për U19 të Shqipërisë. 

Ai u lind në vitin 2008 në Koper të Sllovenisë. 

E nisi karrierën te Koperi dhe me grupmoshën U17 i realizoi 28 gola. Si 16-vjeçar kishte debutuar në elitën e futbollit slloven ndaj Olimpija Lubjanës. 

Por Juventusi e kishte fituar konkurrencën me Leipzigun dhe Parman dhe i siguroi shërbimet e tij në vitin 2024. 

Durmishi është i gjatë 190 centimetra. 

Në 13 ndeshje në “Primavera” me U17, Durmishi i shënoi 15 gola në 22 ndeshje. Debutoi në këtë edicion të Ligës së Kampionëve për të rinj ndaj Bodo/Glimtit dhe shënoi gol në fitoren 6:2 në udhëtim te skuadra norvegjeze. Golin për 6:1 e kishte shënuar në minutën e 92-të. 

Asistoi në barazimin 2:2 ndaj Pafosit. Me asistimin e Durmishit, Juventusi krijoi epërsi 2:0 por më pas skuadra e tij pranoi dy gola, ndërsa sulmuesi shtatlartë u përjashtua me të kuq në minutën e 94-t. 

Durmishi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2028. 

Ndaj Genoas minuta pritet të ketë Edon Zhegrova. 

Sulmuesi i Kosovës ka dy gola të shënuar e një asistim në gjashtë paraqitjet e këtij sezoni. 

Juventusi i ka 14 pikë në vendin e shtatë. Genoa i ka 7 pikë në vendin e 16-të.