КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Франкфуртски хулигани осуђени на 59 година и 6 месеци затвора

Ајнтрахт Франкфурт

Gjykata e Qarkut e Frankfurtit i ka dënuar me 49 vjet e gjashtë muaj burg 82 tifozë të Eintracht Frankfurtit, të përfshirë në përleshjet e dhunshme me policinë para ndeshjes kundër Stuttgartit, në nëntor të vitit 2023. 

Sipas raportimit të mediumit gjerman “Bild”, hetimet dhe procedurat gjyqësore lidhen me incidentet e rënda që ndodhën para ndeshjes së Bundesligës mes Eintracht Frankfurtit dhe Stuttgartit.

Përleshjet shpërthyen në stadiumin e Frankfurtit, ku një grup tifozësh u përplas me punonjësit e sigurisë dhe më pas me policinë. Situata u përshkallëzua, ndërsa në konflikt u përfshinë edhe qindra persona të tjerë.

Gjatë incidenteve, tifozët hodhën shishe, mjete piroteknike dhe objekte të ndryshme drejt policisë. Sipas raportimeve, 50 zyrtarë policorë mbetën të lënduar, ndërsa dëmet materiale u vlerësuan në rreth 137 mijë euro.

Nga 82 vendimet gjyqësore, dënimet individuale variojnë nga gjashtë muaj burg me kusht deri në dy vjet burg pa kusht.

Ndërkohë, përveç dënimeve me burg, janë shqiptuar edhe gjoba në vlerë të përgjithshme prej 93 mijë e 100 eurosh.