Lutfi Dalipi nuk do ta përfaqësoj Zvicrën në të ardhmen.
Futbollist i Young Boysit, aktualisht i huazuar te Vaduzi, 20-vjeçari, nuk ka marrë ende vendim përfundimtar nëse do ta përfaqësojë Kosovën apo Shqipërinë në të ardhmen.
Vendimin do ta marrë shumë shpejtë. Por KOHA ka mësuar se Dalipi nuk do të jetë pjesë e Kosovës ose Shqipërisë për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Nëse gjithçka shkon pa ndonjë telashe, Dalpi, mund të grumbullohet për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2028”. Kualifikimet nisin në mars të vitit të ardhshëm.
“Për momentin do të jetë te Vaduzi. Vendimin nëse do të luajë për Kosovën ose Shqipërinë do ta marrë shumë shpejtë. Të dyja i ka afër zemrës, por në Kosovë ka më shumë të familjes”, ka thënë për KOHËN një i afërt i futbollistit.
Dalipi ka plot gjashtë gola e nëntë asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat për Vaduzin.
Далипија сматрају једним од најперспективнијих младих играча у швајцарској држави. Његов пробој у Суперлиги, иако са инфериорним тимом, то доказује.
Dalipi së fundmi ka refuzuar ftesën e Zvicrës U21, ndërsa nuk ishte as pjesë e listës së Zvicrës A për ndeshjet e këtij muaji. Për Zvicrën U21, Dalipi i ka dy paraqitje.
Për rastin e Dalipit ka folur edhe përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin.
“Një lojtar i ri dhe interesant që ka tërhequr vëmendjen me statistikat e tij. Megjithatë, për sa kohë që kam kaq shumë lojtarë në dispozicion në mesfushën qendrore, do të jetë e vështirë të futet në skuadër”, ka thënë Yakin të enjten në konferencë për media.
Gazeta e madhe zvicerane Blick javën e kaluar raportoi se zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë qenë të pranishëm në ndeshjen ndërmjet Grasshopperit dhe Vaduzit, të shtunën e kaluar në Cyrih.
Blick edhe të enjten ka shkruar për Dalipin, përkatësisht për vendimin e tij për të mos përfaqësuar Zvicrën në të ardhmen.
“Thuhet se Dalipi i ka premtuar gjyshit të tij se do të luajë për Shqipërinë ose Kosovën në të ardhmen. Vendimi përfundimtar pritet në javët e ardhshme. Me këtë humbje, Federata Zvicerane e Futbollit humbet një tjetër talent premtues të stërvitur në Zvicër brenda një viti e gjysmë, pas Leon Avdullahut, Albian Hajdarit dhe Alessandro Romanos”, shkruan gazeta e madhe zvicerane.
Dalipi u lind në Zvicër. Babai i Lutfi Dalipit është nga Presheva, ndërsa futbollisti nënën e ka nga Portugalia.
“Nuk mund të ndikojmë se cilin komb zgjedh të përfaqësojë. Ne po i përmbahemi strategjisë sonë. Një thirrje duhet të ketë kuptim sportiv. Nuk mund të thërrasim çdo lojtar me shtetësi të dyfishtë dhe t’u japim disa minuta lojë në mënyrë që të regjistrohen zyrtarisht me ne. Duhet të jetë e drejtë për lojtarët që kanë qenë me ne më gjatë”, është shprehur Yakin.