Mesfushori Fermin Lopez e ka shënuar edhe golin e dytë për Barcelonën, që e ka përmbysur rezultatin dhe është duke fituar ndaj Atletico Madridit në stadiumin “Metropolitano” në Madrid.
Pas golit të Giuliano Simeones në minutën e 10-të, Fermin Lopezi i barazoi shifrat fillimisht në fundin e pjesës së parë.
Golin e epërsisë 2:1 e shënoi në minutën e 66-të, me asistim të Lamine Yamalit.
Гола