КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Авдили, вишепозициони играч Цеља

Милот Авдили

Celje në xhiron e pestë të Ligës së Evropës fitoi një pikë në udhëtim te Ferencvaroshi. 

Në ndeshjen që përfundoi 0:0 për Celjen sllovene për 90 minuta luajti në krahun e majtë të mbrojtjes, Milot Avdyli, futbollisti i Kosovës. 

Për Celjen ishte pika e pestë e fituar në garën e dytë të UEFA-s për nga niveli. 

Avdyli pas ndeshjes ka thënë se ka luajtur në disa pozita dhe do të vazhdojë ta bëj një gjë të tillë derisa trajneri ia kërkon një gjë të tillë. 

Për të është e rëndësishme që të luajë, ka theksuar 24-vjeçari. 

“Kur kam ardhur te Celje, kam luajtur në pozitën e numrit 10-të. Më pas kam luajtur në krah dhe tani luajë si mbrojtës i krahut të majtë. Ajo që ka rëndësi për mua është që të luajë. Përndryshe, më pëlqen të mësojë të luajë në pozita tjera dhe dua të vazhdoj të luajë e të zhvillohem si futbollist”, deklaroi pas ndeshjes Avdyli. 

Avdyli me Celjen i ka 72 paraqitje. Në këtë edicion i ka dy gola e katër asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat. 

Më shumë paraqitje ka me Aaraun në Zvicër, para se të kalonte te Celje. Ai ka bërë karrierë edhe te Vorskla Poltava në Ukrainë. 

Avdyli është zhvilluar te shkolla e futbollit “Kurda”, ndërsa në Kosovë ka luajtur edhe te Trepça ’89. 

Me Kosovën, Avdyli i ka dy paraqitje.