КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
привреда

Грађани се жале да су поскупљења много већа него што је у статистици

222

Në tregjet e Prishtinës, qytetarët janë ankuar për shtrenjtimin e produkteve ushqimore. Ata kanë thënë se çmimet e artikujve bazë janë rritur shumë më tepër sesa tregojnë shifrat zyrtare

Qytetarë të Prishtinës janë ankuar për rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe se kostoja e jetesës po rëndohet çdo ditë.

Feriz Fazliu, banor i kryeqytetit, thotë se rritja e çmimeve për artikujt e domosdoshëm është shumë më e lartë se shifrat zyrtare.

“Jo për besë, rrallë është ashtu. Gati 100 për qind në vit rriten çmimet”, shpreh bindjen ai.

Edhe banori tjetër, Arbër Rrmoku, tregon se në disa artikuj, ngritja e çmimeve ka qenë drastike gjatë këtij viti. Si shembull merr qumështin.

“Për shembull, një produkt, qumështi ka qenë vjet 90 centë, e tash ka shkuar në 1 euro e 25 centë, është rritur shumë çmimi”, ka thënë ai.

Për muajin tetor, Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) raportoi se norma e inflacionit, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar është 7.1 për qind, e për produkte ushqimore vetëm 3.2 për qind. Në një sqarim të Agjencisë thuhet se matjet kryhen bazuar në metodologji e standarde të përcaktuara nga EUROSTATI – agjencia e statistikave e Bashkimit Evropian.

Për të frenuar rritjen e çmimeve, Behram Krasniqi qytetar nga Prishtina, kërkon ndërhyrjen e qeverisë. 

“Edhe qeveria duhet të punojë në këtë drejtim, ta bëjë njëfarë çmimi tavan apo si po quhet ajo, që të mos e lejojë shtrenjtimin e artikujve të domosdoshëm ushqimorë, por t’i përshtatet standardit të jetesës”, ka thënë ai.

E Musa Govori, gjithashtu banor i Prishtinës, ka fajësuar luftërat nëpër botë për inflacionin në vend.

“Të gjitha po rriten nga pak... edhe ushqimoret, edhe teknologjia, edhe të gjitha rriten si të ndezët lufta diku ato menjëherë i rrisin. Nafta së pari e pas naftës të gjitha me radhë”, ka thënë ai.

ASK-ja për të llogaritur inflacionin, mat çmimet në 13 kategori shpenzimesh nga ushqimi e veshmbathja, te banimi e transporti dhe kategori të tjera. 

Secilës prej tyre ia vendos peshën që e kanë në kalkulimin e inflacionit, për çka kryesisht bazohet në të dhënat e Llogarive Kombëtare. 

Megjithatë, nga Agjencia bëjnë të ditur se në këtë indeks përfshihen shpenzimet edhe nga personat jorezidentë. 

Për vetë banorët e Kosovës, ASK-ja nuk ka shifra të veçanta për inflacionin që përjetojnë, e as nuk u është përgjigjur pyetjeve nëse ky dallim e zbut pasqyrimin e kostos reale të jetesës së tyre. 

E, sipas Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare të zhvilluar nga vetë Agjencia, qytetarët i shpenzojnë 55 për qind të të ardhurave të tyre vetëm në ushqim dhe pije.