КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Руски амбасадор у САД преминуо

Дарчев

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka vdekur në moshën 66-vjeçare, njoftoi të mërkurën Ministria e Jashtme ruse. Ministria nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes së tij, raporton "CNN". 

Darchiev “vdiq papritur”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë, e cila e përshkroi atë si një “profesionist të jashtëzakonshëm”.

“Alexander Darchiev shërbeu në një nga fushat më sfiduese të politikës së jashtme ruse”, thuhet në komunikatë. “I shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta familjes dhe të afërmve të Alexander Darchievit”.

Darchiev, një diplomat me përvojë, i njohur për kritikat e tij të ashpra ndaj Perëndimit, kishte shërbyer si ambasador në Washington që nga marsi i vitit 2025. Mandati i tij u karakterizua nga një zbutje e tensioneve në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë, pasi presidenti amerikan Donald Trump nisi bisedimet dypalëshe me Moskën dhe reduktoi ndihmën për Ukrainën.

Më herët, Darchiev kishte drejtuar Departamentin e Atlantikut të Veriut në Ministrinë e Jashtme ruse. Sipas Ambasadës ruse në SHBA, ai kishte shërbyer gjithashtu si ambasador i Rusisë në Kanada nga viti 2014 deri në vitin 2021.

Gati një dekadë më parë, edhe një diplomat tjetër rus kishte vdekur papritur, në moshën 64-vjeçare. Vitaly Churkin, ambasador i Rusisë në Kombet e Bashkuara, vdiq në vitin 2017, pas një arresti kardiak, vetëm një ditë para se të mbushte 65 vjeç.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, jetëgjatësia mesatare e burrave në Rusi është 68 vjet.