КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Трамп каже да ФБИ истражује аферу шефа Нвидије са осумњиченим кинеским шпијуном

Џенсен Хуанг и Доналд Трамп

Џенсен Хуанг и Доналд Трамп

Фото: Ассоциатед Пресс

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se FBI-ja po heton marrëdhënien mes drejtorit ekzekutiv të kompanisë Nvidia, Jensen Huang, dhe një gruaje të dyshuar si spiune kineze.

Trumpi ka thënë se kishte biseduar të hënën me Huangun, pas raportimeve se SHBA-ja beson se ai ishte shënjestër e një operacioni spiunazhi të Kinës.

“E pyeta: ‘A kishe dijeni se ajo ishte spiune?’ Ai më tha: ‘Nuk e kisha idenë se ishte spiune’, dhe unë vërtet e besoj”, u ka thënë Trumpi gazetarëve.

Pekini zyrtar ka hedhur poshtë pretendimet se Huang ishte shënjestër e spiunazhit, ndërsa ministria e Jashtme kineze i ka cilësuar akuzat si “krejtësisht të pabazuara, spekulative dhe të qëllimshme për të njollosur dhe diskredituar Kinën”.

Nvidia, e cila ka angazhuar një kompani të pavarur për të hetuar çështjen që përfshin Alice Huangun, e dyshuar si spiune kineze, ka thënë se nuk ka asnjë arsye të besojë se sekretet e kompanisë apo siguria kombëtare janë komprometuar.

Nvidia është kompania e dytë me vlerën më të madhe në botë, pas Apple, dhe projekton çipa kompjuterikë që janë bërë thelbësorë për teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI). Zbulimet për këtë çështje kanë bërë që vlera e saj në treg të binte me rreth 250 miliardë dollarë të hënën, pasi aksionet e kompanisë pësuan rënie prej më shumë se 4 për qind.

Trumpi u ka thënë më vonë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se FBI-ja po merrej me këtë çështje, por nuk ka dhënë detaje të tjera rreth hetimit dhe as nuk ka treguar se kur kishte nisur ai. 

Sipas një raportimi të gazetës The Neë York Times, zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Alice Huang, e njohur edhe si Huang Le, ishte spiune në shërbim të Pekinit. Ajo nuk ka lidhje familjare me Jensen Huangun.

Sipas gazetës, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u kishte dërguar pranverën e kaluar një memorandum zyrtarëve të lartë në Uashington, duke i paralajmëruar se drejtori i Nvidia-s kishte një marrëdhënie të ngushtë me një spiune kineze.