КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Трамп постаје трећи председник који је изгубио контролу над Конгресом

Доналд Трумп

Фото: Ассоциатед Пресс

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka humbur në zgjedhjet e mesmandatit, pasi Demokratët kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, në zgjedhjet e 3 nëntorit. Deri më tani këto dy dhoma kontrolloheshin nga Republikanët.

Megjithatë, Trumpi nuk është presidenti i parë i SHBA-së që pëson një disfatë të tillë.

Para tij, në vitin 1994, ish-presidenti Bill Clinton kishte humbur po ashtu në zgjedhjet e mesmandatit nga Republikanët.

Në Dhomën Përfaqësuese, Demokratët nga partia e Clintonit fituan 204 ulëse, ndërsa Republikanët 230. Ndërsa në Senat, rezultati ishte 48 me 52 për Republikanët. Këta të fundit fituan 54 vende neto në Dhomën e Përfaqësuese dhe 9 në Senat.

Kjo fitore u cilësua historike pasi konsiderohej se iu dha fund dominimit demokrat që kishe zgjatur që nga viti 1954.

Pas Clintonit, ai që humbi në formën e njëjtë ishte edhe ish-presidenti George W. Bush në vitin 2006.

Në atë kohë, Bush ishte në vitin e dytë të mandatit të tij të dytë presidencial. Republikanët humbën kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, të cilat i kishin fituar në zgjedhjet e vitit 2002 dhe i kishin ruajtur në vitin 2004.

Në këto zgjedhje të mesmandatit, Demokratët fituan 233 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Republikanët 202. E në Senat, Demokratët siguruan shumicën përmes 49 senatorëve demokratë dhe dy senatorëve të pavarur që bashkëpunonin me ta.

Demokratët morën kontrollin e Kongresit për herë të parë që nga viti 1994, kur disfatën e njëjtë e pësoi Clintoni.

Disa nga faktorët që ndikuan në humbjen e zgjedhjeve të mesmandatit në kohën e George W. Bush, ishin lufta në Irak, e menaxhimi i pasojave nga Uragani Katrina që ndodhi në vitin 2005.

Sipas sondazheve aso kohe, 57% e votuesve nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si Bush po e drejtonte vendin.

Megjithatë pavarësisht humbjes në vitin 1994, Clintoni arriti të rizgjidhej president në vitin 1996 duke mposhtur republikanin Bob Dole.

Për presidentin aktual të SHBA-së kjo nuk është hera e parë që humb në zgjedhjet e mesmandatit. Megjithatë, gjatë mandatit të parë të Trumpit, republikanët humbën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por ruajtën Senatin.

Прочитајте друга ажурирања
Доналд Трумп

Трамп доживљава дебакл, демократе преузимају контролу над Сенатом и Представничким домом

Демократе су преузеле контролу над Сенатом и Представничким домом, освојивши већину у Конгресу...