КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Путин: Илон Маск је геније

Владимир Путин

Фото: Ассоциатед Пресс

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve.

Deklarimi u bë gjatë samitit Rusi-Afrikë në Moskë, në të cilin Putini foli për projektin rus të internetit nga satelitët “Rassvet”. Ky projekt synon të ofrojë lidhje interneti nga satelitët për njerëzit.

“Ai është gjeni, gjeni i vërtetë”, ka thënë Putin për Muskun. “Jemi në kontakt të afërt me partnerët tanë amerikanë, përfshirë zotëri Muskun”.

“Starling” është pjesë e kompanisë “SpaceX” të Muskut. Kompania s’i ka komentuar deklaratat e Putinit.

Putini ka shtuar se për Rusinë është e rëndësishme të jetë në kontakt me Muskun ashtu që satelitët “Rassvet” dhe “Starlink” të mos “pengojnë njëra-tjetrën në orbitë”.

“Ne dhe partnerët tanë amerikanë e vlerësojmë këtë reciprokisht, dhe pavarësisht të gjitha dilemave politike, po punojmë shumë”, ka thënë ai.

“Starlink” i ka lëshuar rreth 13 mijë satelitë. Për dallim, janë vetëm disa satelitë “Rassvet” në orbitë.

Ambasada Ruse në Afrikën e Jugut ka thënë të mërkurën se “Rassveti” është “alternativë ruse e Starlinkut” dhe “shënon vetëm hapin e parë të shtetit në këtë fushë”.

“Rusia ruan kontaktet e afërta me SHBA-në në hapësirë, përfshirë me Elon Muskun”, ka shkruar Ambasada.

Komentet e Putinit për “Rassvetin” dhe “Starlinkun” u bënë në një kohë kur raportet SHBA-Rusi po shihen më të afërta, edhe pse po afrohet pesëvjetori qëkur Putini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Ukraina mbështetet në internetin e “Starlinkut” në përpjekjet për të ndalur Rusinë. Por javën e shkuar, ushtria e saj u përball me probleme në internet, diçka që sipas Muskut nuk është bërë qëllimisht.

Më herët gjatë muajit, presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se ka arritur marrëveshje me Rusinë për të importuar naftë në përpjekje për të ulur çmimin e derivateve që ka fluturuar pas nisjes së luftës SHBA-Iran.

Më pas Trumpi hoqi edhe disa sanksione ndaj Rusisë.

Jo shumë kohë kaloi dhe një shtetas amerikan u lëshua nga ndalimi në Rusi.

Musk ka lindur në Afrikën e Jugut. Më pas ka emigruar në Kanada për t’u vendosur më vonë në SHBA. Të gjitha kompanitë e tij, përfshirë “Teslan”, “SpaceX” dhe “Starlink” janë me bazë në SHBA.

Njeriu më i pasur në botë një kohë ka qenë një prej aleatëve më të afërt të Trumpit dhe një prej financuesve më të mëdhenj të Partisë Republikane.