КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Словачки парламент укида гласање поштом за грађане који живе у иностранству

Словачки парламент

Фото: Ассоциатед Пресс

Ligjvënësit në parlamentin e Sllovakisë, të cilët mbështesin kryeministrin pro-rus të vendit, Robert Fico, kanë miratuar të martën një ligj të debatueshëm që heq mundësinë e votimit me postë për sllovakët që jetojnë jashtë vendit.

Në parlamentin me 150 vende, të njohur si Këshilli Kombëtar, 79 deputetë të koalicionit qeverisës trepartiak votuan pro projektligjit, ndërsa 71 të tjerë kundër.

Fico kishte deklaruar se kjo masë synon të “parandalojë mashtrimet dhe manipulimet”, por nuk ka paraqitur asnjë provë për këtë pretendim.

Opozita e ka hedhur poshtë këtë arsyetim, duke thënë se masa synon votuesit pro-perëndimorë dhe ua pamundëson dhjetëra mijëra qytetarëve ushtrimin e së drejtës së votës.

Kreu i partisë opozitare “Sllovakia Progresive” ka akuzuar qeverinë për minimin e demokracisë, duke ua vështirësuar disa kategorive të votuesve pjesëmarrjen në zgjedhje ose duke i detyruar të paguajnë për të votuar.

“Në një demokraci, votuesit zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Ajo që ju po përpiqeni të bëni është krejt e kundërta: ju dëshironi të zgjidhni votuesit tuaj”, ka thënë Michal Simecka.

Mijëra njerëz protestuan në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit kundër ndryshimit të sistemit të votimit.

Mundësia e vetme që do t'u mbetet sllovakëve jashtë vendit për të votuar do të jetë hedhja e votës në ambasadat e Sllovakisë.

Për hyrjen në fuqi të ligjit nevojitet edhe nënshkrimi i presidentit, Peter Pellegrini.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, pothuajse 59 mijë sllovakë që jetonin jashtë vendit votuan me postë. Partia Smer (Drejtimi) e Ficos mori vetëm 6.1 për qind të këtyre votave, ndërsa partitë opozitare siguruan më shumë se 80 për qind.

Në nivel të përgjithshëm, partia e majtë Smer (Drejtimi) e Ficos fitoi zgjedhjet me 22.9 për qind të votave, duke siguruar 42 vende në parlament.

Zgjedhjet e ardhshme në Sllovaki, një vend me 5.4 milionë banorë, pritet të mbahen në shtator të vitit 2027.