КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Мајкрософт у потпуности обнавља услуге након глобалног прекида рада

мицрософт

Microsofti ka njoftuar se ka rikthyer plotësisht shërbimet e tij pas një ndërprerjeje të madhe që zgjati disa orë dhe preku përdorues në mbarë botën.

“Ne kemi përfunduar punën për zgjidhjen e problemit që shkaktoi incidentin dhe kemi rikthyer shërbimet për të gjithë klientët dhe rajonet që ende po përballeshin me ndërprerje”, njoftoi kompania përmes një postimi në rrjetin social X.

Përdoruesit raportuan probleme me disa prej shërbimeve të Microsoft 365, përfshirë programin e postës elektronike Outlook, platformën e komunikimit Teams dhe asistentin me inteligjencë artificiale Copilot. Sipas platformës Downdetector, e cila përcjell ndërprerjet e shërbimeve online, raportime për probleme pati nga përdorues në më shumë se 70 shtete dhe territore, raporton AP. 

Ndërprerja ndikoi në funksionimin e institucioneve qeveritare, gjykatave, shërbimeve shëndetësore, bizneseve, kompanive ajrore dhe bankave në vende të ndryshme. Japonia, Singapori dhe Australia ishin ndër shtetet që njoftuan se problemet kishin penguar një pjesë të aktiviteteve të institucioneve të tyre.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e kompanisë, më shumë se 430 milionë njerëz në mbarë botën përdorin aplikacionet e Microsoft 365. Problemet e para nisën të shfaqeshin rreth mesditës së së enjtes në Shtetet e Bashkuara.

Kompania amerikane, me seli në Redmond të shtetit të Uashingtonit, kërkoi falje të premten për ndërprerjet. Ajo sqaroi se incidenti nuk kishte të bënte me sulme kibernetike dhe as me agjentët e inteligjencës artificiale.

Sipas Microsoftit, problemi u shkaktua gjatë një përmirësimi të mëhershëm të kapacitetit të rrjetit, ndërsa u bë i dukshëm pas një ndryshimi të fundit në sistemin e rrjetit.