КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Хаос у Пољској око контроле над Уставним судом, председник прекинуо посету Сенегалу

Полони

Një përplasje e ashpër institucionale ka shpërthyer në Poloni sot në mbrëmje, ku gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Anna Korwin-Piotrowska, ka pezulluar kryetarin e kësaj gjykate, Bogdan Swieczkowski, dhe zëvendësin e tij, Bartłomiej Sochanski, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë.

Pas zhvillimeve, presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka vendosur të ndërpresë vizitën zyrtare në Senegal dhe të kthehet urgjentisht në vend.

Korwin-Piotrowska ka marrë përkohësisht drejtimin e Gjykatës Kushtetuese pas pezullimit të dy drejtuesve të saj. Ajo ka kërkuar praninë e policisë në objektin e gjykatës, me arsyetimin se mund të ketë kërcënim për sigurinë e gjyqtarëve dhe punonjësve. 

Policia ka konfirmuar se kanë shkuar në ndërtesën e gjykatës pas incidenteve jashtë saj, ku, sipas policisë, janë hedhur objekte të rrezikshme në drejtim të zyrtarëve. 

Видео:

 

Kreu i partisë opozitare Ligji dhe Drejtësia (PiS), Jaroslaw Kaczynski, e ka cilësuar këtë zhvillim si “grusht shteti” dhe i ka bërë thirrje presidentit Nawrocki të ndërhyjë.

Pas kësaj, Nawrocki ka njoftuar se po ndërpret udhëtimin drejt Senegalit.

“Në një moment si ky, presidenti duhet të jetë në Poloni. Po e anuloj udhëtimin tim drejt Senegalit. Po kthehem”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Përplasja buron nga një konflikt politik dhe institucional për përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, i cili ka bllokuar praktikisht punën e saj.

Qeveria e kryeministrit Donald Tusk nuk i njeh vendimet e gjykatës për shkak të gjyqtarëve të emëruar gjatë qeverisjes së mëparshme të partisë PiS. Në anën tjetër, presidenti Nawrocki dhe kryetari i pezulluar i gjykatës, Swieczkowski, nuk i njohin gjyqtarët e zgjedhur nga parlamenti në vitin 2026.

Në fillim të këtij viti, Nawrocki kishte refuzuar të dekretonte tre nga gjashtë gjyqtarët e propozuar nga parlamenti, ndërsa Swieczkowski nuk i kishte lejuar gjyqtarët e zgjedhur nga shumica aktuale parlamentare të merrnin detyrën. Në mesin e tyre është edhe Korwin-Piotrowska, të cilën presidenti kishte refuzuar ta dekretonte dhe të cilën kryetari i gjykatës më herët e kishte penguar të merrte pjesë në punimet e saj.

Sipas ligjit polak, kryetari i Kushtetueses mund të pezullohet deri në një muaj nga një gjyqtar i kësaj gjykate në rrethana të caktuara, kur kërkohet mbrojtja e autoritetit të gjykatës ose interesave të shërbimit. E drejtimi i Gjykatës sipas ligjit i takon gjyqtares me përvojën më të gjatë, që është Korwin-Piotrowska.