КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Болсонаро стигао у САД, напустио Бразил након пораза на председничким изборима

Флавио Болсонаро

Senatori brazilian, Flavio Bolsonaro, ka mbërritur në SHBA, pasi është larguar nga Brazili pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Një burim brazilian, i afërt me Bolsonaron, ka thënë se politikani kishte frikë se mund të arrestohej në Brazil. Ai aktualisht është nën hetim nga gjykata më e lartë e vendit për akte të dyshuara korrupsioni dhe pastrim parash.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka miratuar hyrjen e Bolsonaros në Shtetet e Bashkuara pas humbjes së tij në zgjedhje, i ka thënë CNN-it një këshilltar i Trumpit.

Zyrtarët e administratës Trump ishin në dijeni të hënën se Bolsonaros i kishin mbetur rreth 24 orë për të dorëzuar pasaportën. Këshilltari ka thënë se ata i bënë të qartë kandidatit të mundur në zgjedhjet presidenciale të Brazilit se do të lejohej të hynte në SHBA.

Dy zyrtarë amerikanë i kishin thënë më herët CNN-it se SHBA-ja po lëshon viza për Bolsonaron dhe familjen e tij.

Duke folur me gazetarët gjatë natës, Trumpi ka lënë të kuptohej se do të pajtohej me ardhjen e Bolsonaros në SHBA.

“Po, do ta miratoja. Mendoj se janë njerëz të mirë. Zgjedhjet ishin shumë të çuditshme dhe mendoj se ishin të tmerrshme”, ka deklaruar Trumpi të martën.

Aktualisht nuk dihet nëse Trumpi dhe Bolsonaro kanë biseduar drejtpërdrejt në telefon para largimit të politikanit brazilian.