КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Тридесетогодишњи мушкарац проглашен кривим за изазивање пожара у Лос Анђелесу у којем је погинуло 12 људи

ватра

Një juri në Los Anxhelos e ka shpallur fajtor një 30-vjeçar për shkaktimin e një prej zjarreve më shkatërruese në historinë e Kalifornisë.

Jonathan Rinderknecht u shpall fajtor për zjarrvënie, pasi dyshohet se shkaktoi zjarrin që përfshiu zonën e Pacific Palisades dhe pjesë të Malibusë në janar të vitit të kaluar.

Si pasojë, 12 persona vdiqën dhe më shumë se 6 mijë e 800 ndërtesa u shkatërruan, raporton BBC.

Rinderknecht, i cili ishte deklaruar i pafajshëm, u dënua për dy akuza federale. Atij pritet t’i shqiptohet lartësia e dënimim më 17 mars, ndërsa për secilën akuzë rrezikon nga pesë deri në 20 vjet burgim.

Sipas vendimit, ai kishte shkaktuar një zjarr më 1 janar të vitit të kaluar, i cili nuk ishte vërejtur, pasi flakët kishin vazhduar të përhapeshin nën tokë, brenda rrënjëve të pemëve dhe shkurreve.

Gjashtë ditë më vonë, zjarri u rindez dhe u shndërrua në një flakë shkatërruese.

Njëra akuzë kishte të bënte me ndezjen e zjarrit fillestar, ndërsa tjetra me dëmet e mëdha të shkaktuara pasi zjarri u përhap sërish.

“Ne ishim të vendosur ta mbanim përgjegjës dhe vendimi i sotëm i jurisë sjell një masë drejtësie për familjet që humbën të afërmit e tyre dhe për mijëra njerëz, jetët e të cilëve u përmbysën”, tha Bill Essayli, drejtues i Zyrës së Prokurorit Federal për Distriktin Qendror të Kalifornisë.

Rinderknecht është banor i Los Anxhelosit dhe ish-shofer i një shërbimi të transportit përmes aplikacioneve, i cili punonte edhe në shpërndarjen e porosive.

Avokati i tij Steve Haney gjatë gjykimit pati argumentuar se prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme fizike apo dokumente për të vërtetuar akuzat.

Avokatët e të akuzuarit thanë se ishin “të zhgënjyer” nga vendimi, por se respektonin vendimin e jurisë.

Kryetarja e Bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, e cila ishte kritikuar gjerësisht për mënyrën se si e kishte menaxhuar situatën gjatë zjarreve, tha se asnjë vendim gjyqësor nuk mund t’i rikthejë jetët e humbura apo të zhdukë dhimbjen e familjeve të prekura.

“Shumë njerëz ende po përpiqen të rindërtojnë shtëpitë dhe jetët e tyre. Për ata që vazhdojnë të jenë të zhvendosur, pasojat e shkatërrimit mbeten pjesë e përditshmërisë”, tha ajo.

Prokurorët argumentuan se Rinderknecht ishte nxitur nga dëshira për hakmarrje, zemërimi dhe vetmia, pasi nuk kishte ku të shkonte gjatë festave të fundvitit.

Si prova, ata paraqitën të dhënat e vendndodhjes nga telefoni i tij iPhone, pamjet e kamerave të sigurisë që tregonin lëvizjet e automjetit të tij, si dhe dëshmitë e udhëtarëve që kishte transportuar.

Sipas prokurorisë, ai kishte një bindje të thellë se të pasurit po shkatërronin botën dhe për këtë arsye e kishte shkaktuar qëllimisht zjarrin në atë lagje të pasur.

Zjarri ishte njëri nga disa vatrat që shpërthyen njëra pas tjetrës në rajonin e Los Anxhelosit gjatë janarit të vitit të kaluar. Në tërësi, këto zjarre shkaktuan 31 viktima dhe shkatërruan rreth 16 mijë objekte.