КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Кошарка

Трепча без проблема против Приштине у Палати омладине

Трепча

Trepça nuk ka hasur në telashe për ta vazhduar serinë e fitoreve.

Të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë, Trepça fitoi ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin 89:79. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Për kampionen në fuqi, Trepçën, është fitorja e shtatë rresht. Katër prej këtyre fitoreve “xehetarët” i kanë arritur në Superligë e tri në FIBA Europe Cup. Prishtina në xhiron e kaluar u mposht nga Bora.
Mitrovicasit e fituan çerekun e parë me rezultat 24:19, e të dytin me 25:21. Dilemës së fituesit i dhanë fund në çerekun e tretë, të cilin e përfunduan 25:15. Kështu rezultati pas 30 minutave lojë ishte 74:55 në të mirë të Trepçës.

Prishtina e fitoi çerekun e katërt me rezultat 24:15, por vetëm për ta zbutur rezultatin në fund.
Drilon Hajrizi dhe Drew Thelwell udhëhoqën Trepçën. Hajrizi i kishte 13 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Thelwell realizoi 15 pikë, ndërsa i kishte edhe katër asistime. 14 pikë e gjashtë kërcime i kishte Rron Dahsyla, kurse James Graham e përfundoi takimin me 13 pikë, shtatë kërcime e tri asistime. 13 pikë i kishte edhe Ja’cori Payne.

Ajiri Ogemuno ishte më i miri te Prishtina me 14 pikë, pesë kërcime e dy asistime. Malcolm Armstead i kishte 15 pikë e katër asistime, ndërsa Bryson Dawkins realizoi 18 pikë e pesë asistime.

Trepça ka pesë fitore e dy humbje. Mban vendin e dytë me 12 pikë, një më pak se Bashkimi. Prishtina ka tri fitore e katër humbje. Ka nëntë pikë. Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës u luajt pa praninë e shikuesve.