КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Кошарка

Прво коло Суперлиге завршава се овог викенда.

КБ Бротхерхоод

Më ndeshjet e fundjavës kompletohet cikli i parë prej katër gjithsej në stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll. Në program janë ndeshjet e xhiros së shtatë.

Të shtunën janë ndeshjet Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi – Bashkimi. Ndeshja në Suharekë fillon në ora 17:00, ndërsa ajo në Gjakovë në ora 19:30.

Ylli do të mundohet të reagojë pas disfatës së thellë nga Trepça në Mitrovicë. Ndërkohë “vreshtarët” kërkojnë të përfitojnë nga fitorja dramatike ndaj Vëllaznimit. Ylli është i pesti me nëntë pikë, ndërsa Rahoveci i shtati me tetë. 

Vëllaznimi është i fundit me shtatë pikë, përkatësisht me vetëm një fitore e pesë humbje. Dhe do të ketë punë të vështirë ndaj Bashkimit që është lider i klasifikimit me 11 pikë. Bashkimi fundjavën e kaluar fitoi ndaj Pejës, por pësoi humbje të thellë në mesjavë në FIBA Europe Cup.

Të dielën janë ndeshjet Peja – Bora dhe Sigal Prishtina – Trepça. Peja e Bora takohen prej orës 17:00 në “Karagaçi”, kurse rivalet e vjetra, Prishtina e Trepça luajnë prej orës 19:30 në Pallatin e Rinisë. Peja është në seri prej katër humbjeve dhe kërkon të reagojë ndaj Borës së Prishtinës. Peja ka dy fitore e katër humbje, ndërsa Bora ka katër fitore e dy humbje.

Derbi mes Prishtinës dhe Trepçës i gjen skuadrat në pozita plotësisht të ndryshme. Trepça është në seri fitoresh si në Superligë ashtu edhe në Evropë, ndërkohë që Prishtina po ka telashe. Pësoi thellë nga Bora në xhiron e kaluar, kurse është e sanksionuar aktualisht nga BAT-i për dy raste. Për më tepër Prishtina edhe këtë ndeshje e luan pa shikues për shkak të sulmit fizik ndaj arbitrave pas ndeshjes me Yllin.

Trepça është e dyta me 10 pikë, përkatësisht katër fitore e dy disfata. Prishtina renditet e gjashta me tetë pikë. Ka tri fitore e tri humbje.