КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Влаховић о тумачењу националистичке мелодије у Бриселу: Намерна провокација са јасним порукама

Миодраг Влаховић

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe ambasadori i Malit të Zi në Washington, Miodrag Vlahoviq, e ka quajtur provokim interpretimin e melodisë së këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, dhe ka thënë se ka disa probleme rreth tij.  

Vlahoviq i cili njihet për rolin e tij aktiv në politikën e jashtme dhe angazhimin në proceset e pavarësisë dhe integrimit euroatlantik të vendit, në një deklaratë për KOHËN ka thënë se së pari është jashtëzakonisht joserioze që ngjarje dhe ceremoni të ndjeshme të organizohen pa përgatitje të kujdesshme dhe pa verifikime e miratime paraprake.

“Kushdo që punon me vendet e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht diplomatët, duhet të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që përmbajtjet, mesazhet dhe pjesëmarrësit të mos fyejnë askënd, e sidomos vendet e tjera”, ka thënë ai.

Vlahoviq ka thënë se dikur, në diplomacinë tradicionale, edhe gafat shumë më të vogla, të qëllimshme apo të paqëllimshme, konsideroheshin të pafalshme dhe shkaktonin probleme serioze.

Së dyti, ai ka thënë se këtu kemi të bëjmë me një provokim të qartë dhe të qëllimshëm, me mesazhe të qarta. 

Ai ka thënë se interpretimi i melodisë së kësaj kënge nuk e komprometon vetëm koisioneren për zgjerim Marta Kos, por edhe vetë Komisionin Evropian.

“Për dikë, detyra e të cilit është të merret me çështjet e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin e BE-së me të gjitha vendet e rajonit, përfshirja në program e një kënge e cila, veçanërisht në këtë kontekst, nënkupton shprehjen e pretendimeve territoriale dhe mohimin e shteteve të pavarura, përbën një gabim të rëndë. Një veprim i tillë nuk e komprometon vetëm personalisht komisioneren Kos, por edhe vetë Komisionin Evropian, përkatësisht diplomacinë evropiane”, ka thënë Vlahoviq.

Ai ka thënë se problem në këtë çështje është edhe se Kos përkrah politka që promovojnë drejtpërdrejt dhe qartazi narrativa dhe përmbajtje jo-evropiane dhe anti-evropiane.

“Së treti, zonja Kos vazhdon të tregojë një prirje jashtëzakonisht problematike drejt bashkëpunimit dhe përkrahjes së partive dhe politikanëve nacional-shovinistë, pra të politikave që promovojnë drejtpërdrejt dhe qartazi narrativa dhe përmbajtje jo-evropiane dhe anti-evropiane. Kjo është e keqe për të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor, sepse kemi nevojë, më shumë se kurrë më parë, për një qasje të paanshme, të ekuilibruar dhe objektive të diplomacisë së BE-së”, ka theksuar Vlahoviq.

Dhe në fund Vlahoviq ka thënë se ky rast dëshmon sabotim të drejtpërdrejtë të politikës së BE-së ndaj Serbisë, Kosovës e Ballkanit Perëndimore në tërësi. 

“Dhe, së fundi, së katërti, duke qenë se, siç dihet mirë, një nga kushtet për integrimin evropian të Republikës së Serbisë është rregullimi i marrëdhënieve me Republikën e Kosovës, ky rast po dëshmohet si një sabotim i drejtpërdrejtë i politikës së BE-së ndaj Serbisë, Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi. Pse zonja Kos dhe kolegët e saj e lejojnë dhe e tolerojnë këtë, këtë duhet t'ua pyesni atyre”, ka theksuar Vlahoviq.

Прочитајте друга ажурирања
111

Српска националистичка антикосовска музика изведена у Бриселу на отварању Форума о проширењу ЕУ

Музика српске националистичке песме против Косова изведена је у Бриселу, на отварању...